1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani braktis faktikisht marrëveshjen bërthamore

6 Janar 2020

Në mes të tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit, Irani ka njoftuar se nuk do të respektojë më kufizimet e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare. Megjithatë, Irani lë hapur dyer të pasme.

https://p.dw.com/p/3VmCz
Iranische Atomanlage
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Për programin bërthamor të Iranit nuk do të ketë më kufizime," deklaroi qeveria në Teheran të dielën në mbrëmje. Kjo ka të bëjë me "aftësinë për të pasuruar uraniumin, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe fushave të tjera të kërkimit dhe zhvillimit". Kjo është "faza e pestë dhe e fundit" e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Irani e bëri të qartë se programi i tij bërthamor ishte gjithmonë në përputhje me nevojat e tij teknike. Kështu që mbetet e paqartë se në çfarë mase do ta pasurojë Irani në të vërtetë uraniumin e tij.

Edhe bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike IAEA do të vazhdojë, u bë e ditur nga Teherani. Veç kësaj Irani bëri të ditur se është i gatshëm në çdo kohë të kthehet plotësisht në marrëveshjen bërthamore sapo marrëveshja të zbatohej në përputhje me kontratën dhe kur të hiqen sanksionet e SHBA. Me këtë Irani ka lënë një derë të hapur për një zgjidhje diplomatike.

Was der neueste Schritt des Iran beim Atomdeal bedeutet
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/Islamic Republic Iran Broadcasting

Kundërgoditje "disproporcionale" 

Sipas vëzhguesve politikë, Irani i përgjigjet me deklaratën e tij vrasjes së gjeneralit iranian Ghassem Soleimani në një sulm të SHBA në Bagdad të premten në mbrëmje. Teherani ishte betuar për "hakmarrje" për këtë akt. Që atëherë, në rajon është përhapur frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe e konflikteve të armatosura.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se në rast të një sulmi ndaj qytetarëve amerikanë ose objektivave amerikane, Irani do të përballet me pasojat më të rënda.

Shtetet e Bashkuara do të godasin shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, kërcënoi Trumpi në Twitter. Një kundërsulm i tillë mund të jetë "ndoshta joproporcional", paralajmëroi ai. Trumpi nënkupton ndoshta me këtë se Shtetet e Bashkuara mund t'i përgjigjen një sulmi iranian me një sulm shumë më të madh.

aud/wa/hk (afp, dpa)