1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani hedh raketa drejt Izraelit

1 Tetor 2024

Ushtria izraelite njofton se sulmi iranian Irani me raketa ka përfunduar. Prandaj njerëzit në të gjithë Izrael lejohen të dalin nga strehimet kundërajrore.

https://p.dw.com/p/4lJFD
IUshtria izraelite thotë se Irani ka hedhur raketa drejt Izraelit
Ushtria izraelite thotë se Irani ka hedhur raketa drejt IzraelitFotografi: JACK GUEZ/AFP

Ushtria izraelite tha se sulmi iranian kishte përfunduar, rreth një orë pasi njoftimit të parë për hedhjen e raketave nga Irani drejt Izraelit. Për këtë arsye ushtria e prapësoi gjendjen e alarmit.

"Pas vlerësimit të situatës, u vendos që njerëzit të lejohet të dalin nga strehimet në të gjithë zonat në mbarë vendin”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Po ashtu u rihap edhe hapësira ajrore izraelite dhe rilejohen edhe uljet dhe ngritjet e avionëve.

v
Raketa iraniane Fotografi: Hossein Beris/Middle East Images/IMAGO

Një zëdhënës i ushtrisë tha gjithashtu se aktualisht nuk ka të dhëna për kërcënime të mëtejshme nga Irani. Po ashtu deri tani nuk ka njoftime për të vrarë apo të plagosur.

Guterres dhe Baerbock dënojnë sulmin iranian

Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje palëve në konflikt në Lindjen e Mesme që të përmbahen.

"Unë e dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili vazhdon të përshkallëzohet. Kjo duhet të ndalet. Ne kemi absolutisht nevojë për armëpushim," shkroi Guterres në platformën X.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e dënoi me forcë sulmin e Iranit ndaj IzraelitFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e dënoi me forcë sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Në Platformën X Baerbock shkroi se kemi të bëjmë me një përshkallëzim të rrezikshëm dhe kërkoi që "Irani ta ndalojë menjëherë sulmin. Ai po e çon rajonin më tej në humnerë".

Biden urdhëron ushtrinë të ndihmojë Izraelin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane që të ndihmojë Izraelin për t'u mbrojtur nga sulmet iraniane dhe për të rrëzuar raketat që sulmojnë Izraelin. Këtë e bëri të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Biden dhe nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris, po e ndjekin me vëmendje sulmin nga qendra operative e Shtëpisë së Bardhë dhe po marrin përditësime të rregullta, tha një zëdhënës i ministrit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, i cili premtoi mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin përballë kërcënimit nga Irani.

Shtetet e Bashkuara janë të pajisura mirë për të mbrojtur personelin, aleatët dhe partnerët amerikanë, e siguroi Austin kolegun e tij izraelit Joav Galant para fillimit të sulmit iranian ndaj Izraelit.