Ishinger për bisedime në Beograd und Prishtinë
3 Shtator 2007Reklamë
Përfaqësuesi i BE-së në trojkën ndërkombëtare për Kosovën, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger (Volfgang Ishinger) udhëton sot drejt Beogradit dhe Prishtinës për të zhvilluar bisedime të tjera për statusin e Kosovës.
Diplomati Ishinger u shpreh në fund të gushtit se bisedimet e drejtpërdrejta duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta në prag të fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në shtator.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë deri në datën 10 dhjetor kohë për gjetjen e një zgjidhjeje, datë kjo kur pritet të informohet edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.