1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ishujt Kanare shpallen zona me rrezik për Coronën

3 Shtator 2020

Industria e turizmit në Spanjë, e cila po vuan prej muajsh mori edhe një goditje vdekjeprurëse: ishujt Kanare shpallen zona rreziku.

https://p.dw.com/p/3hvFh
Spanien Corona-Pandemie | Kanaren jetzt Risikogebiet Symbolbild
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Martin

Pas mjaft zonash në Spanjë dhe ishujve Baleare tani Gjermania shpalli si zona me rrezik edhe ishujt Kanare. Shkak është shtimi i rasteve të infektimit me Corona. Në këtë mënyrë i gjithë territori i Spanjës konsiderohet si zonë me rrezik.

Përfshirja e ishujve Kanare në zonat me rrezik nga Instituti Federal i Epidemiologjisë Robert Koch (RKI) ishte një gjë që pritej. Si zona me rrezik ato konsiderohen prej korrikut edhe nga Britania e Madhe.

Spanien Corona-Pandemie | Kanaren jetzt Risikogebiet Symbolbild
Fotografi: AFP/D. Martin

Si kriter qendror për klasifikimin nga Gjermania të një zone si zonë rreziku përdoret numri i të infektuarve rishtas për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit. Nëse ky numër është më shumë se 50 zona shpallet si zonë me rrezik. Në ishujt Kanare numri i të infektuarve rishtas për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit ishte mbi 95.

Për shkak të këtyre zhvillimeve negative presidenti rajonal i ishujve Kanare, Ángel Víctor Torres, shpalli disa ditë më parë kufizime të reja të cilat i quajti "drastike". Ato vlejnë sidomos për ishujt më të prekur Gran Canaria dhe Lanzarote ku të gjithë duhet të mbajnë maska në vendin e punës dhe ku janë ashpërsuar rregullat për restorantet dhe baret.

Coronavirus - Großbritannien
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. King

Përfaqësues të industrisë së turizmit në ishujt Kanare, e cila është goditur keq prej pandemisë theksuan para disa ditësh se klasifikimi i pritur gjerman si zonë me rrezik prej Coronës do t'u japë një "goditje vdekjeprurëse" sipërmarrjeve dhe firmave turistike. Industria e turizmit përbën rreth 35 përqind të të ardhurave rajonale.