Reklamë
Në veriperëndim të Mesdheut jetojnë tetë lloje të ndryshme balenash. Për t’i ruajtur ato, midis bregdetit italian e francez është krijuar një zonë e mbrojtur, që quhet “Pelagos”. Në këtë zonë jetojnë mbi dymijë prej këtyre gjitarëve të detit. Shumë prej tyre lëndohen nga përplasjet me anijet, të tjerë mbyten nga kontakti me ndotës dhe patogjenëve, që përfundojnë në det nga derdhjet e lumenjve.