1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italia njofton se ka arritur syniminet për vaksinimin

11 Tetor 2021

Italia njoftoi se ka arritur synimin e saj për të vaksinuar 80% të popullatës mbi 12 vjeç. Por pavarësisht lajmit të mirë protestat kundër pasaportave të vaksinimit vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/41VAY
Impfstart in Europa - Italien
Fotografi: Ciro De Luca/REUTERS

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën (10.10) mbi 43 milionë banorë nga 60 milionë që përbëhet popullsia e Italisë janë tashmë krejtësisht të imunizuar

Guido Rasi, ish-drejtor i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), i cili aktualisht shërben si këshilltar pranë Komisionerit Italian të COVID-19, tha se shifra 80% nuk ishte “vetëm një prag simbolik”. 

Weltspiegel 02.03.2021 | Corona | Italien Bergamo | Impfkampagne, Nonnen
Fotografi: Flavio Lo Scalzo/REUTERS

Është një nivel në të cilin përllogaritjet tregojnë një pakësim domethënës të virusit dhe ulje drastike të shtrimeve në spitale”. 

Protestat vazhdojnë

Pavarësisht lajmit të mirë, të shtunën Italia përjetoi sërish protesta kundër pasaportave të vaksinimit, protesta të cilat u përshkallëzuan në trazira të dhunshme. Policia e Romës bëri të ditur se arrestoi gjatë këtyre protestave 12 vetë.

Rom, Italien | Demonstration gegen den "grünen Pass"
Fotografi: Riccardo De Luca/dpa/picture alliance

Të pranishëm gjatë protestave të dhunshme të së dielës ishin edhe dy drejtuesit e partisë së ekstremit të djathtë, Forza Nuova, Giuliano Castellino dhe Roberto Fiore. Policia italiane njoftoi se edhe ata janë mes 12 të arrestuarve.