Izraeli ashpërson sanksionet ndaj rajoneve autonome palestineze
29 Tetor 2007Reklamë
Pas një serie të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës Izraeli filloi me reduktimin e derivateve të naftës në rajonet palestineze. Ndërrmarrja energjetike izraelite Dor Alon njoftoi se ministria e mbrojtjes ka lëshuar një urdhëresë adekuate për këtë qëllim. Sipas të dhënave të Entit për energji në Gazë është shënuar një reduktim për 30 përqind. Për ditët e ardhshme është paralajmëruar edhe ndërpreja e energjisë elektrike. Hamasi radikal islamik i cili nga qershori ka nën kontroll Rripin e Gazës i vlerësoi këto sanksione si 'krime të luftës'.