Izraeli i gatshëm për bisedimet e paqes me Sirinë
9 Qershor 2007Reklamë
Jeruzalem: Izraeli ka konfirmuar sot përmes ministrit të transportit Shaul Mofas rifillimin e kontakteve me Sirinë për shqyrtimin e mundësive të bisedimeve për paqen. Mofas tha se përmes lidhjeve sekrete janë ndërmarrë hapa afrimi. Por nga ana e Sirisë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar. Mediat izraelite më parë ksihin njofuar se kryeministri izraelit Ehud Omert është i gatshëm për të bërë lëshime ndaj Sirisë. Këtu bën pjesë edhe tërheqja nga lartësitë Golan, mjaft të rëndësishme për furnizimin e rajonit me ujë të pijshëm.