Izraeli pa ujdi për reagimin ndaj Iranit
15 Prill 2024Në bisedimet e kabinetit qeveritar izraelit pas sulmit të Iranit, nuk është arritur asnjë rezultat, njoftuan mediat izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari nuk donte të shprehej direkt për një aksion të mundshëm si kundërpërgjigje. "Ne jemi në të gjitha frontet në gatishmëri alarmi", tha ai. Më parë Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës dhe ish-ministër i Mbrojtjes, kishte bërë të ditur një aksion hakmarrës, por pa dhënë një afat kohor. "Ne do të krijojmë një koalicion rajonal dhe ta vëmë Iranin para përgjegjësisë, në kohën e dhur, dhe ashtu siç e duhur për ne." "Times of Israel" kishte bërë të ditur se "kabineti i luftës duket të jetë i gatshëm të godasë Irani, por pa ujdi për atë se kur dhe si do të ndodhë kjo".
Biden këshillon Netanjahun për maturi
Presidenti amerikan, Joe Biden e këshilloi ndërkohë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të mendohej mirë për pasojat në rast një sulmi të mundhsëm kundër Iranit. Në një telefonatë të zhvilluar mes Biden dhe Netanjahu, Biden bëri "shumë të qartë", se "duhet të menduar me shumë kujdes dhe në mënyrë strategjike për rreziqet e një shkallëzimi të mundshëm", tha një zëdhënës i qeverisë amerikane të dielën.
Kurse kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili kishtë dënuar më parë ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit paralajmëroi Iranin nga sulme të mëtejshme. "Nuk duhet të vazhdohet me këtë rrugë", tha Scholz që ndodhet për një vizitë në Kinë. "Ne do të bëjmë gjithçka që të mos ketë shkallëzim të mëtejshëm."
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar po ashtu nga një shkallëzim i mëtejshhëm i gjendjes. "I bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon të reagojnë me maturi", tha politikanja e gjelbër. "Spiralja e shkallëzimit duhet të ndërpritet. Ne duhet të arrijmë së bashku tek fundi i dhunës." Më tej Baerbock theksoi, se "miliona gra, burra e fëmijë në Izrael, në Iran dhe në të gjithë rajonin që nuk mund të flinin natën e djeshme, ata të gjithë nuk e duan këtë shkallëzim. Po e shohim me shumë vvëmendje gjendjen në rajon dhe jemi në koordinim të ngushtë me partnerë të ndryshëm", theksoi Baerbock që i bëri thirrje Iranit të mos kryejë sulme të tjera as përmes palëve përfaqësuese.
la/tgsch/zdf