Reklamë
Deputeti gjerman socialdemokrat, Josip Juratoviq, është një nga njohësit më të mirë të ish-Jugosllavisë. Në intervistën që zhvilluan korrespondentët e DW-së në Berlin, Anila Shuka dhe Nenad Kreizer, ai kritikon ashpër planin Thaçi-Vuçiq: Jo vetëm pasojat që janë të paparashikueshme, por këtij plani i mungon legjitimeti, thotë Juratoviq dhe ankohet për dy politikanët që sillen me popullin e tyre si në feudalizëm.