Ka ardhur koha për rezultate në lidhje me Korenë e Veriut
27 Shkurt 2019Ka ditë që Shtëpia e Bardhë merret me përgatitjen e opinionit publik për takimin e dytë të presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në të ashtuquajturën listë e fakteve, administrata e Trumpit tregoi javën e kaluar synimin kryesor të samitit, duke folur me terma super të mëdha, tipike në raste të tilla.
"Presidenti Donald J. Trump është angazhuar të arrijë një të ardhme të sigurt dhe të shndritshme për të gjithë njerëzit e Koresë së Veriut dhe të gjithë botës," thuhet me gërma të trasha në krye të faqes së komunikatës. Dy pika më poshtë Shtëpia e Bardhë liston synime më modeste për takimin: përparim në "transforsmimin e marrëdhënieve, paqen e qëndrueshme dhe mënjanimin komplet të armëve bërthamore."
Por në rast se takimi nuk sjell progresin e dëshiruar, Shtëpia e Bardhë i del të keqes përpara duke i thënë botës se "negociatat historike të Presidentit Trump me kryetarin Kim janë duke dhënë rezultate tashmë", pikërisht faktin që dy liderët po takohen personalisht, dhe që marrëdhëniet midis dy vendeve "kanë arritur nivele të reja", sepse Pheniani nuk ka bërë prova bërthamore për më shumë se një vit dhe se amerikanët nuk mbahen më të burgosut në Korenë e Veriut.
Synimi kryesor: mënjanimi i armëve bërthamore
Për të thënë atë që është, Shtëpia e Bardhë ka të drejtë që Korea e Veriut i ka ndërprerë provat bërthamore, raportet midis dy udhëheqësve pretendohet të jenë të mira, dhe amerikanët e burgosur janë liruar.
Le të lemë mënjanë pyetjen nëse mos testimi i armëve bërthamore është i vetmi rezultat i bisedimeve të Trumpit. Dhe le të lemë mënjanë pretendimin e bërë nga Trump se pararendësi i tij ka qenë në prag të "një lufte të madhe" me Korenë e Veriut dhe ky rrezik nuk ekziston me për shkak të angazhimit të tij me Kim-in.
Le të fokusohemi tek ajo që Trump e quajti fillimisht si synimin kryesor të bisedimeve të tij direkte me Kim-in: mënjanimn e krejt armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Për fat të keq, Trump ka arritur shumë pak sukses në këtë synim. Dhe ndërkohë Shtëpia e Bardhë përmend në listën e arritjeve historike se Kim ka pohuar në fjalimin e Vitit të Ri se do të mënjanojë armët bërthamore, por kush më shumë se Trum e di se të thuash diçka është një gjë dhe ta bësh atë është një gjë krejtësisht tjetër?
Kështu që nëse ky takim supozohet të jetë më shumë se një mundësi për të bërë fotografi që dokumentojnë marrëdhëniet e mira midis Trumpit dhe Kim-it, atëherë ai duhet të sjellë rezultate. Sipas një njoftimit të Vox, një projektskicë paraprake e një marrëveshjeje të mundshme përfshin dhënien fund të gjendjes së luftës midis SHBA dhe Koresë së Veriut, krijimin e zyrave të ndërlidhjes dhe mbylljen e reaktorit bërthamor të Yongbyong po ashtu si dhe projektet ekonomike dhe kthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë.
Progres i mundshëm?
Në rast se Trump dhe Kim do të bjerë dakord për një marrëveshje që përfshin këto pika, atëherë do ajo duhet vërtet të quhet sukses, me kushtin që mbyllja e reaktorit Yongbyon të jetë e verifikueshme dhe vërtet e pakthyeshme, në mënyrë që të mos ndodhë si herë të jera, kur Pheniani ka premtuar se do e mbyllë, dhe e ka riaktivizuar më vonë sërish.
Duhet thënë se rruga për të mënjanuar komplet armët bërthamore do të jetë e gjatë dhe vështirë, por ky tani do të ishte një hap i rëndësishëm për të arritur synimet.