Kabineti qeveritar izraelit bojkoton qeverinë palestineze
18 Mars 2007Kabineti qeveritar izraelit miratoi një thirrje të kryeministrit Ehud Olmert për bojkotimin e qeverisë palestineze. Vetëm dy nga 21 minitsrat votuan kundër. Olmert e argumentoi thirrjen e tij me refuzimin e qeverisë palestineze të përbërë nga Hamasi dhe Fatahu për të hequr dorë nga dhuna dhe për të njohur Izraelin.
"Ne besojme se qeveria e re na i kufizon mundësitë për të hyrë në dialog me ta dhe na kufizon temat për të cilat mund të diskutojmë. Natyrisht që në rast se qeveria palestineze i pranon kushtet ndërkombëtare ne mund ta zgjerojmë gamen e temave që mund të diskutojmë me autoritet e territoreve autonome palestineze." - tha Olmert.
Olmert theksoi se edhe pse me kufizime kontaktet me presidentin palestinez Mahmud Abaz do të vazhdojnë.
Të shtunën kryeministri palestinez Hanija kishte deklaruar se qeveria palestineze dëshiron të ngrejë një shtet palestinez në territoret e pushtuara prej Izraelit në vitin 1967, duke pasur Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. Këto deklarata të kryeministrit Hanija me sa duket pala izraelite i konsideron si të pamjfatueshme, edhe pse sipas mendimit të vëzhguesve me këtë deklaratë Hanija e njeh tërthorazi ekzistencën e Izraelit.