1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Islamistët egjiptianë reagojnë ndaj "puçit" ushtarak

dpa/Mimoza Kelmendi5 Korrik 2013

Pas rrëzimit të presidentit Mursi ende nuk ka qetësi në Egjipt. Islamistët protestojnë ndaj ushtrisë për "puçin" e oragnizuar dhe për arrestimet e udhëheqësve të tyre.

https://p.dw.com/p/192YG
Islamistët egjiptianë në protestëFotografi: Reuters

Islamistët në Egjipt kanë sulmuar pikat e kontrollit të ushtrisë dhe policisë në Gadishullin Sinai. Sipas burimeve nga qarqet ushtarake, ekstremistët qëlluan me raketa mbi një post kufitar në Rafah në kufirin me Rripin e Gazës, ku si pasojë ka vdekur një polic dhe janë plagosur dy të tjerë. Ka pasur edhe të shtëna të tjera në postën e kontrollit të ushtrisë në afërsi të aeroportit Al-Arisch. Ende është e paqartë nëse këto sulme kanë të bëjnë si reagim ndaj rrëzimit të presidentit Mursi apo kanë të bëjnë me një sfond tjetër terrorist ku dyshohet për lidhjet e ekstremistëve islamikë me Al –Kaidën, lidhje këto mjaft të forta në rajonin e shkretëtirës.

Në Egjipt Vëllazëria Myslimane që ishte në pushtet me presidentin tashmë të rrëzuar Mursi, bëri thirrje ndërkohë për këtë të premte për një protestë masive. Puçi i ushtrisë kundër presidentit mysliman Mohamed Mursi nuk duhet të tolerohet, thuhet në thirrjen e publikuar nga Vëllazëria Myslimane dhe partitë aleate të saj. Ndërkohë ushtria bëri thirrje për pajtim kombëtar dhe shmangje të akteve hakmarrëse. Demonstratat paqësore dhe liria e të folurit janë të garantuara por një kërcënim i sigurisë kombëtare nuk do të tolerohet. Shumë udhëheqës të Vëllazërisë Myslimane janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim.

Mediat vendore njoftojnë se kryeprokurori i Egjiptit ka nisur një hetim në lidhje me akuzat se Mohamed Mursi dhe liderët kryesorë të Vllazërisë Muslimane nxitën dhunën dhe vrasjen e protestuesve. Prokurori i Përgjithshëm, Abdel Maquid Mahmoud, lëshoi një urdhër, që ndalon Mursin dhe 35 pjesëtarë të tjerë të lëvizjes së tij, të largohen nga vendi gjatë kohës që janë nën hetim, bën të ditur agjencia e lajmeve MENA. Zëdhënësi i Vllazërisë Muslimane, Gehad El-Haddad, tha për CNN se Mursi ishte fillimisht në arrest shtëpiak në selinë e Gardës Republikane presidenciale në Kajro, ndërsa më vonë u transferua në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë, ushtria nuk ka dhënë asnjë deklaratë për vendndodhjen e tij.

Mursi-Anhänger in Ägypten geben nicht auf
Ithtarët e Mursi-it nuk ndalen së protestuariFotografi: DW/Matthias Sailer