Në 20 vjetorin e vdekjes së shenjtores e nobelistes së paqes „Nënë Tereza“ katedrales së Prishtinës i jepet emri „Nënë Tereza“. Për ceremoninë përkatëse (05.09.2017) Papa Francesku ka emëruar të dërgaurin e tij të posaçëm kardinalin Ernest Simoni. Vetëm rreth pesë për qind e popullsisë së Kosovës janë katolikë, shumica janë myslimanë.