Kermabon pranon se ka vështirësi në vendosjen e misionit EULEX
19 Maj 2008Qëllimi i kësaj vizitë tre ditëshe është debati me udhëheqësit institucional dhe banorët për rrugët e funksionimit të misionit EULEX, pas datës 15 qershor kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, Yves de Kërmabo, gjatë ditës së hënë po qëndon në Prizren. Ai ka pranuar ka vështirësi në vendosjen e misionit EULEX, në Kosovë dhe për pasojë procesi sipas tij, edhe mund të shtyhet për pak kohë. Megjithatë, ai tha se tashmë në Kosovë kanë arritur 250 nga rreth 2 mijë pjesëtarë të misionit.
De Kermabon: "Ndoshat duhet ta shtyjmë vendosjen e plotë të msionit për pak kohë, për shkak të situatës aktuale, por sa më parë që misioni të veprojë në Kosovë do të jetë më mire. Bashkimi Evropian është duke pritur një qëndrim të Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë më risktrukturimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe sapo kjo të ndodhë ne do të jemi të kompletuar në Kosovë", tha Yves de Kermabo.
Misioni i BE-së në Kosovë, do të mbikqyrë planin e Marti Ahtisarit mbi bazën e të cilit autoritetet e Prishtinës shpallën pavarësinë. Ky mision kundërshtohet nga Beogradi dhe Moska Zyrtare. Këta të fundit kanë kërkuar që misioni i BE-së të futet nën ombrellën e OKB-së, mirëpo, shefi i EULEX-it, hedhë poshtë këtë mundësi. "Ky do të jetë një mision evropian. Kur flasim për EULEX-in, është thënë shumë qartë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të jetë mision i BE-së. Çfarë do të jetë misioni tjetër ndërkombëtar në Kosovë nuk më takon mua ta vlerësojë këtë, por EULEX-i do të jetë mision i Bashkimit Evropian", tha zoti Kermabon.
Institucionet e Kosovës, tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet që pas datës 15 qershor të merrin të gjitha përgjegjësitë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK. Mirëpo, analistët tërheqin vëmendjen se mospërcaktimi i qartë i mandatit të pranisë civile ndërkombëtarë në Kosovë mund të cojë në përplasje pushtetesh në Kosovë dhe për pasojë zhvillimi ekonomi i vendit mund të ngecë.