Koment: Greqi - mjaft me pokerin
19 Qershor 2015Takimi i ministrave të financave të eurogrupit në një farë mënyre të shtang. Të dyja palët grekët dhe kreditorët insistojnë dhe u përmbahen pa ndryshim pozicioneve të tyre. Secila palë pretendon, se i ka bërë mjaft lëshime palës tjetër. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Një palë ka një këndvështrim tërësisht absurd, të verbëruar ideologjikisht ndaj problemit kërcënues që duhet zgjidhur. Ju e kuptoni, me këtë është fjala vetëm për ministrin grek të Financave Janis Varoufakis, i cili që nga shkurti, kur duhej të nisnin bisedimet me institucionet, nuk ka kuptuar asgjë. Profesori inteligjent të kënaq në referatet mbi ide të stërholluara se si Greqia me falje borxhesh dhe me para nga makineria e banknotave të Bankës Qendrore mund të shndërrohet në një parajsë. Tani ai nuk ndodhet më në një seminar, por atij i duhet të veprojë me arsye në politikën reale botërore.
Vetëm një shembull: prej javësh ministri Varoufakis tregon përralla, se do të taksojë të pasurit dhe më në fund ta bëjë efikase administratën financiare. Këtë ai duhej ta kishte bërë me kohë. Për këtë s'janë të nevojshme marrëveshjet me institucionet, por vullneti politik dhe një plan. E me sda duket asnjërën prej këtyre nuk e ka mbreti i mburrjes.
Shefi i dikasterit grek të financave duhet t'i thërrasë mendjes, se teoritë e tij nuk i hyjnë në punë as 18 ministrave të tjerë të financave të eurogrupit, as FMN-së dhe as Bankës Qendrore Europiane. Varoufakis dhe Syriza luajnë me fatin e grekëve, të cilët do ta kenë edhe më keq, nëse shteti i tyre do të falimentojë apo do të detyrohet të dalë nga zona e Euros.
Përse për hir të Zotit qeveria greke do t'i bjerë murit me kokë dhe kërkon ristrukturimin e borxhit përpara se të vendoset për shylerjen relativisht modeste të 7,2 miliardë Eurove? Varoufakis dhe kryeministri i tij Aleksis Cipras u duhet të marrin parasysh krahun komunist dhe radikal të majtë të partisë së tyre. Kjo është e kuptueshme, por nuk mund të jetë ky jusitifkim që një popull i tërë të mbahet peng dhe që BE-ja prej muajsh të paralizohet prej krizës së Greqisë.
Ekipi qeveritar ose duhet të shohë përtej hijes së vet dhe më në fund të miratojë në samitin e jashtëzakonshëm programin e ndihmave, ose ka ardhur koha për zgjedhje të reja. Shtetet e tjera nuk janë më të gatshme, të vazhdojnë ndihmat për Greqinë pa premtime konkrete nga ana e saj, vetëm e vetëm që ta mbajnë atë në bashkësi. Këtë duhet t'ia ketë bërë të qartë eurogrupi në Luksemburg ministrit kryeneç Varoufakis. Më e shumta që mund të arrihet në samitin e jashtëzakonshëm është zgjatja e programit ekzsitues edhe përtej 30 qershorit. Por deri atëherë para nuk mund të paguhen më. Teknikisht kjo është e pamundur.
Eshtë me pikëpyetje se si mund të shmanget një falimentim i Greqisë. Për europianët dhe institucionet vlen: nëse e keni vërtetë seriozisht me bashkësinë e paanullueshme të Euros, atëherë duhet që të hënën të shihni përtej hijes suaj dhe t'i jepni ndonjë sinjal shprese qeverisë greke drejt faljes së borxheve. Për këtë mund të negociohet pasi të jetë vendosur zgjatja e programit të ndihmës.
Samiti i jashtëzakonshëm të hënën është vërtetë shansi i fundit për të dyja palët që të mbledhin mendjen. Silluni më në fund si të rritur! Për këtë u ka bërë thirrje palëve të konfliktit shefa e FMN-së. Le të shpresojmë që pjesëmarrësit të hënën do ta marrin për zemër këtë apel. Countdown po vazhdon. Edhe njëmbëdhjetë ditë deri në falimentimin e mundshëm të Greqisë, që qeveria aktuale e qendrës së majtë mund ta nxisë nga pakujdesia. Koha e pokerit dhe e riskimit ka marrë fund. Ne duam rezultate.