1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment i FAZ: Tepër radikale

Klaus-Dieter Frankenberger
13 Dhjetor 2017

Presidenti Trump bën përgjegjës për përpjekjen për atentat në New York "sistemin jo rigoroz të imigrimit". Por ky është shpjegim i thjeshtëzuar.

https://p.dw.com/p/2pFYd
Italien G7 Präsident Donald Trump in Sigonella
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Ngan

Pritej që pas përpjekjes më të fundit për atentat terrorist në New York, Presidenti Trump të diskutonte në mënyrë polemike kundër "sistemit jo rigoroz të imigrimit", i cili u mundëson "tepër shumë njerëzve të rrezikshëm dhe të paverifikuar mjaftueshëm" që të hyjnë në Amerikë. Dorasi i së hënës pati ardhur si migrant nga Bangladeshi. Po të ishte e lehtë, që të identifikoheshin "njerëzit e rrezikshëm", atëherë me të vërtetë do të nevojiteshin "vetëm"metoda më të mira të identifikimit.

Por ky është vetëm njëri variant. Në shumë raste dorasit kanë biografi të tjera: njerëz, të cilët kanë kryer vite më vonë atentate terroriste, në kohën kur kanë hyrë në SHBA nuk kanë qenë as radikalë, as të rrezikshëm. Ata radikalizohen në Amerikë, në Evropë, në Australi - për çfarëdo arsye qoftë.

Klaus-Dieter Frankenberger
Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)Fotografi: FAZ, WB

Vetëm atje, shpesh përmes internetit, ata janë kthyer në pasues të frymëzuar islamikë të organizatave terroriste Al Kaida dhe IS, si të thuash në kryeura të imagjinuara ideologjike-militante. Pra ai që do të veprojë në mënyrë me të vërtetë konsekuente, duhet të ndalojë imigrimin nga vende ku sundon feja islame. A mund të jetë kjo vërtet zgjidhja?