Koment: Nuk ka kryengritje në union
15 Tetor 2015U diskutua e u luftua gjatë, "me orë të tëra". Pati mendime të kundërta dhe kritikë nga shumë politikanë ekspertë - megjithatë grupi parlamentar i unionit vazhdon t'i përmbahet linjës së kancelares Angela Merkel. Të martën (13.10.) nuk bëhej fjalë për shpëtimin e Euros apo për një paketë të re ndihmash për Grëqinë, por për refugjatët, për ngarkesën dhe integrimin. E megjithatë kthesa në qendrimin e popullsisë ndaj kësaj çështjeje nuk reflektohet në grupin parlamentar.
Një në pesë kundër Merkelit - a është shumë kjo?
Në sfondin e kundërshtimeve hapur dhe grindjes së zëshme mes partive simotra kristiandemokrate (CDU) dhe kristiansociale (CSU) është e kuptueshme që edhe në grupin parlamentar të unionit është ndezur konflikti. Madje edhe ligji për përshpejtimin e procedurave të azilit - që është ndryshimi i parë ligjor pas fillimit të mbërritjes masive të refugjatëve në Gjermani - bart shkas për të shtruar pyetje për më tej. Dhe? "Merkel ka një në pesë deputetë kundra vetes" - titullon revista Spiegel online. 20 përqind - duket se janë shumë. E veç kësaj 18 përqind e parlamentarëve nga ky union mbajnë tesrën e partisë kristiansociale. Rezervat, që i parashtronin me kohë - para fillimit të shtatorit - njeri apo tjetri deputet nga grupi i landit bavarez kristinasocial, tashmë janë mëse të qarta.
E përveç kësaj? Nëse flet mem deputetët, atëherë debati këtë javë nuk duket si një krizë e grupit parlamenatar. Në shtator deklarimet ishin të paktën të tensionuara. Ndërsa tani kryesisht politikanët e unionit që merren me politikën e brendshme kanë shprehur kritika dhe temën e kontrolleve kufitare, madje ata rregullisht janë grindur edhe me kancelaren. Ka pasur pyetje mjaft kritike. Sidoqoftë gjatë këtyre diskutimeve kontroverse edhe ministri i Brendshëm i qendroi përkrah Angela Merkelit.
Kancelarja i përmbahet linjës së saj
Përndryshe mbetet përshtypja e përgjithshme: kancelarja mund t'ia dalë mirë mbanë në grupin parlamentar me konceptet e saj. Ajo i përmbahet linjës, që mbrojti para një jave në një intervistë të gjatë televizive dhe në fillim të kësaj jave në një intervistë të detajuar të pazakontë me gazetën "Bild".
Por Merkel sillet me deputetët e grupit më të madh parlamentar të qeverisë, ashtu siç e parashikon kuadri i një koaliconi me bazë të gjerë: Unioni dhe partia socialedemokrate kanë një shumicë të madhe në parlament. Mandatërt e veçantë e dinë, se janë të rëndësishëm, por jo të domosdoshëm për mbijetesë për vazhdimësinë e koalicionit. Për këtë nuk është e nevojshme që devijuesit të thërriten "për t'u rrëfyer" kokë më kokë. E deri tani Merkelit nuk i është dashur ta kushtëzojë me çështjen e votëbesimit asnjë vendim të koalicionit. Kjo u bë e qartë në votimin e fundit për një paketë të tretë ndihme për Greqinë - më shumë se 20 përqind, pra 63 nga 310 përfaqësuesit e unionit, votuan kundër projektit të qeverisë.
Gjatë emërimit të kandidatëve baza mund të tregojë fuqinë e saj
Nëse deputetëve do t'u duhet ta mbrojnë direkt në bazë kursin e koaliconit CDU/CSU dhe SPD, atëherë çështja do të bëhet më serioze. Kjo më së voni mund të ndodhë gjatë emërimeve për zgjedhjet e ardhëshme për Bundestagun dhe parlamentet e landeve. Kongreset e partive simotra të unionit zhvillohen: ai i CSU-së në nëntor dhe i CDU-së në dhjetor. Por të dyja partitë si zakonisht në këto kongrese nuk karakterizohen nga kultura e polemikës me impenjim.
Pakënaqësia në rritje - herë nga ekspertët, herë në media, e herë në rrugë - nuk reflketohet në grupin parlamentar të unionit. Ende jo. Nëse ligji, që parlamenti miraton të enjten nuk do të ketë efektin e mjaftueshëm, nëse fryma në bazë bëhet më kritike, atëherë ndoshta do të jetë ndryshe.