1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Terrori nuk bën dallim

Ines Pohl
16 Mars 2019

Deri tani Perëndimi e shihte terrorizmin si një problem të islamizmit. Sulmi ndaj myslimanëve në Christchurch tregon se urrejtja islamofobike mund të jetë po aq vrastare, thotë kryeredaktorja e DW-së, Ines Pohl.

https://p.dw.com/p/3FAPk
Neuseeland | Anschlag von Christchurch | Gedenken
Fotografi: Reuters/J. Silva

Objekt i terrorit në Christchurch ishin njerëz që faleshin në një institucion fetar. Në ndërtesa fetare, njerëzit e ndjejnë veten të sigurtë, ata jepen pas mendimeve, janë të shkujdesur, janë të lëndueshëm. Është shumë e lehtë t'i bësh viktima. 

Por, si i thonë një fjale: para Zotit janë të gjithë njësoj. Kjo vlen edhe në raste të vështira ose ngjarjesh të tmerrshme. Në të dy këto rate njerëzit afrohen me njëri-tjetrin, shtrëngojnë radhët. Atentatori vërtet e kishte planifikuar me hollësi krimin e tij, sikurse e kishte paralajmëruar në internet. Por ai kishte harruar një pikë të rëndësishme: Terrori synon t'i përçajë njerëzit, por ai edhe mund t'i bashkojë. 

Herbsttreffen der Medienfrauen 2017 Ines Pohl
Ines Pohl, kryeredaktorja e Deutsche Welle-sFotografi: DW/P. Böll

Qoftë ateist, i krishterë, hebre ose mysliman - në raste kanosjesh kjo nuk ka rëndësi. Terrori nuk bën dallim mes feve, identiteteve kulturore ose kombësive. Nuk ka rëndësi as ku është vendi i lindjes së njërit apo tjetrit dhe se prej sa kohësh jeton dikush në një vend. Është ngushëllyes fakti, që e gjithë bashkësia ndërkombëtare e dënoi këtë sulm në të njëjtën mënyrë sikurse edhe sulmet terroriste islamiste. 

Për terrorin që vret në mënyrë brutale njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur nuk duhet të ketë standarde të dyfishta!

Islamofobia është një fenomen i rrezikshëm. Ne në perëndim duhet të jemi po aq vigjilentë, sikurse edhe ndaj atij grupi të vogël por të rrezikshëm ekstremistësh islamistë të gatshëm për terror.