Viktor Orbani përdredh faktet
9 Janar 2018Me intervistën e tij në gazetën bulevardeske gjermane "Bild" kryeministri hungarez Viktor Orban i shpalli edhe një herë luftë BE-së. Orbani ngul këmbë që ai nuk duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës Evropiane, që e konsideron si „të dëmshëm". Kjo është gabim. Natyrisht që Hungaria, Polonia si dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së duhet t'i zbatojnë këto vendime.
Fake News të një populisti
Në rast të kundërt do të merrte fund baza ligjore, që është themeli i BE-së. Një bashkim që nuk respekton të gjitha parimet ligjore nuk mund të jetë i tillë. Këtë e di edhe Viktor Orbani. Argumenti i tij se vendimi që e detyron një vend anëtar që të pranojë refugjatë nga Italia dhe Greqia në kuadër të shpërndarjes së tyre brenda BE-së, nuk ka më vlerë, është i gabuar. Vërtet që vendimi i Gjykatës Evropiane për shpërndarjen e refugjatëve qe i kufizuar për dy vjet dhe afati përfundoi në shtator 2017. Megjithatë ky vendim duhet zbatuar. Ky është të paktën gjykimi. Këtë e di edhe Viktor Orban. Megjithatë ai pretendon në gazetën „Bild" një gjë tjetër. Këto janë fake news të një populisti.
Refuzimi i Hungarisë që të mos pranojë refugjatë të besimit mysliman, sepse ata janë të gjithë „pushtues" është marrëzi. Fjala është për azilkërkues të luftës civile nga Siria dhe persona për të cilët në Itali dhe Greqi është vendosur që kanë të drejtë azili në BE. Vetëm këta janë pjesë e programit të shpërdarjes. Po ashtu tani është fjala vetëm për disa qindra syresh. Orbani i di këto. Por me deklaratat e tij populiste ai fiton pikë të popullsia hungareze, e cila me sa duket është kundër myslimanëve.
Por kryeministri hungarez i fut me dashje në një torbë të gjithë refugjatët dhe emigrantët ilegalë dhe e refuzon pranimin e tyre në përgjithësi. Edhe ky është populizëm. BE-ja dhe Gjykata Evropiane nuk e detyron Hungarinë të pranojë refugjatë që nuk kanë shans për azil, por vetëm për ata që u është njohur statusi i azilantit.
Sërish diskutime
Interpretuesi i gabuar i fakteve kërkon tani një diskutim të ri. Në këtë pikë ai ka të drejtë. Në BE po diskutohet prej dy vitesh për reformimin e procesit të pranimit dhe të shpërndarjes së azilkërkuesve në BE. Deri tani këtë e bllokojnë Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.
Interpretuesi i gabuar i fakteve, Orban, kërkon tani diskutime të reja. Me këtë ka të drejtë, Në BE po diskutohet prej dy vitesh për procesin e azilit dhe të shpërndarjes së refugjatëve. Por deri tani këto diskutime i bllokojnë Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Çekia.
Viktor Orbani e kupton fjalën solidaritet vetëm ku është në interesin e tij. Si p.sh. në rastin e ndihmave financiare që merr nga BE-ja. Ky vit ofron një mundësi të mirë për diskutime, sepse në verë BE-ja nuk do të diskutojë vetëm për politikën e migrimit, por edhe për kuadrin financiar. Dhe pas bisedimeve dhe grindjeve dikur do të merret edhe një vendim.