Komisioni Europian dhe Sllovenia hapin zyrat e tyre në Kosovë
29 Gusht 2004Reklamë
Me 1 shtator në Prishtinë hap zyrën e vet Komisioni Europian me qëllim të përcjelljes së proceseve të asocijim-stabilizimit dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Po të njëjtën ditë, pra me 1 shtator Sllovenia do të hapë zyrën e ndërlidhjes me Kosovën në Prishtinë. Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovenisë Ivo Vajgel. Sllovenia, nga ky vit është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe sipas zyrtarëve të ktij vendi, synon të përhapë ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajon.