Komisioni Europian: Kritika dhe vlerësime pozitive për ecurinë demokratike të Shqipërisë gjatë 2008-ës
30 Tetor 2008Në raportin vjetor të ecurisë demokratike të Shqipërisë KE thekson se "Shqipëria nuk ka bërë
aq sa duhet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç disa progreseve, lufta
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet sfida më e madhe. KE konstaton se në
Shqipëri mungon një strategji shumëplanëshe e luftës kundër korrupsionit i cili mbetet "një nga
problemet më serioze dhe më i shtriri." Një vend të posaçëm raporti i kushton luftës kundër
korrupsionit në sistemin e gjyqësorit. "Shqipëria ka mungesë të një infrastrukture gjyqësore dhe
të një reformë strategjike për sistemin e drejtësisë. Ajo ka nevojë të ndërmarrë përpjekje të
mëdha për të vendosur një njëshërbim civil të pavarur dhe eficent."
Progres i kufizuar
Krahas këtyre konstatimeve frenuese të ecurisë demokratike gjatë vitit 2008 KE konstaton
edhe progresin në fusha të caktuara. "Ka një progres të kufizuar në parandalimin e pastrimit të
parave, dhe në luftën kundër trafikut të drogës,” shkruhet ne raport. "Shqipëria ka bërë
gjithashtu progres në legjislacion, në polici me standardet europiane dhe në implementinin e
marrëveshjes interim, sidoqoftë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë vendi ka bërë një
progress “jo të barabartë”, gjë që kërkon një përmirësim tërësor," thekson raporti i KE për
progresin demokratik të Shqipërisë në 2008-ën.
Liberalizimi i vizave mes Shqipërisë dhe BE është një çësshtje tjetër që preket në këtë raport.
"Shqipëria po merr pjesë në dialogun mbi liberalizimin e regjimit të vizave, por ajo ende nuk ka
arritur standardet e Bashkimit Europian lidhur me ndryshimin e regjimit te vizave. BE i
rekomandon Shqipërisë të fillojë shpërndarjen e pasaportave biometrike" shkruhet në raport.
Komisioni Europian evidenton progresin e Shqipërisë edhe në demokratizimin e shoqërisë dhe
kondsolidimin e shtetit të së drejtës por kritikon mungesën e dialogut mes partive politike.