Komisioni Evropian do të shqyrtojë kontrollet doganore në kufijtë e Danimarkës
5 Korrik 2011"Komisioni do të monitorojë nga afër zbatimin," tha zëdhënësi Komisioneres së BE-së për çështjet e brendshme Malmstrëm Cecilia të martën në Bruksel. BE do të sigurohet duke testuar në vend se kontrollet e filluara të martën nuk përbëjnë shkelje të ligjit evropian. Përveç kësaj Komisioni është duke shqyrtuar ende një numër dokumentesh mbi projektin që u dërguan në Bruksel më 28 qershor nga qeveria daneze.
Zëdhënësi i referohet një letre të Presidentit të Komisionit të BE-së Zhoze Manuel Baroso, të mesit të muajit maj, në të cilën portugezi Baroso shprehu "shqetësim serioz" në lidhje me projektin e qeverisë në Kopenhagë dhe kishte paralajmëruar ndaj shkeljes së Traktatit të Shengenit dhe rregullave evropiane të tregut të brendshëm për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të njerëzve.
Që atëherë Komisioni është në kontakte "shumë të afërta" dhe "pothuajse të përditshme", me autoritetet daneze, tha zëdhënësi i komisares së BE-së për çështjet e Brendshme Malmstrom. Qeveria në Kopenhagë, kishte siguruar se nuk do ta shkelë ligjin evropian. Qeveria në Kopenhagë ra dakord për rifillimin e kontrolleve në muajin maj nën presionin e Partisë Popullore, parti kjo populiste të djathtë, prej votave të së cilës është e varur në Parlament. Ajo e argumentoi këtë vendim të kritikuar ndërkombëtarisht, me synimin për të penguar krimin ndërkufitar.
Në një debat në Parlamentin Evropian fuqi, eurodeputeti liberal gjerman Alexander Graf Lambsdorff paralajmëroi për një erozion të arritjeve evropiane. Debati kishte në qendër analizën e Presidencës hungareze. Por si shumë anëtarë të tjerë të parlamentit Lambsdorff kritikoi në mënyrë të përsëritur ligjin hungarez të mediave si shumë kufizues dhe bëri një lidhje nga Hungaria te Danimarka: "Liria është duke vdekur pjesë-pjesë, qoftë liria e shtypit apo liria e udhëtimit në kufirin gjermano-danez dhe danezo-suedezë, ku nëpunësit e doganave do të rivendosin kontrollet e kufijve në zonën e Shengenit. Ky është sulm ndaj lirisë së lëvizjes dhe këtu ne do të na pëlqente pak më shumë angazhim prej presidencës hungareze."
Politikania e të gjelbërve Rebecca sheh një kontradiktë në sjelljen daneze: vendi dëshiron t'i përdorë kontrollet zyrtare të kufirit për të luftuar krimin e organizuar dhe imigracionin e paligjshëm, por kjo nuk mban parasysh që kjo nuk përshtatet me politikën daneze ndaj BE-së, sepse kjo nuk i zgjiedh problemet e emigrimit dhe të azilit.
Edhe pse Danimarka do të angazhojë vetëm pak kufitarë dhe doganierë për kontrollet eurodeputeti Martin Schulz, kreu i grupit të socialistëve, mendon se në rrezik është i gjithë tregu i brendshëm i lëvizjes së lirë të personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në BE. "Ne jemi rrugës për të krijuar një shoqëri me dy klasa në zonën e sotme të Shengenit" tha Schulz që i bëri thirrje Komisionit për të verifikuar shpejt nëse kontrolleve kufitare janë në përputhje me ligjin evropian.
Autor: Christoph Hasselbach/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi: Aida Cama