Komisioni Evropian kundër monopolizimit të energjisë
20 Shtator 2007Kështu vendosi Komisioni i BE në Bruksel. Ekspertët nuk duan të prononcohen për efektin e këtyre masave. Por janë të mendimit se
Reforma e sektorit të energjisë do të zgjasë edhe shumë vite
BE synon të ndërmarrë masa të rëndësishme në sektorin e energjisë. Çmimet e rrymës dhe gazit janë tepër të larta, në veçanti në Gjermani. Një hetim i Komisionit të BE tregon se në shumë vende evropiane, nuk ka konkurrencë të duhur dhe se shumë koncerne kanë vendosur monopol. Koncernet e mëdha në Gjermani e kanë ndarë tregun. Rryma elektrike në Gjermani është për një të tretën më e shtrenjtë se në Britani të Madhe, theksoi komisionerja për konkurrencë në treg, Neli Kros (Neelie Kroes). "Konsumatorët dhe klientët janë ata të cilët e paguajnë çmimin e mungesës së konkurrencës. Nuk ekziston një konkurrencë e shëndoshë", pohon ajo.
Dhjetë vjet janë bërë përpjekje që tregu të liberalizohet përmes hapave të vegjël. Pa sukses. Tani duhet ndërmarrë hapa të mëdhenj, pasi që me këtë janë pajtuar edhe të gjithë kryeministrat dhe presidentët, në takimin e zhvilluar në mars të këtij viti.
Komisioneri Baroso thotë se koncernet e mëdha nuk duhet të kenë edhe kontrollin e përçuesve të energjisë elektrike dhe të gazit.
"S'ka dyshim: modeli më i preferuar është që një prodhues të mos ketë edhe kontrollin e përçuesve. Kjo sjellë më shumë konkurrencë në treg dhe lidhje të reja", mendon Baroso. Në Britani të Madhe është bërë një hap i tillë. Ndërkohë që koncernet gjermane kanë frikë nga shpronësimi. Për shkak të rezistencës së Gjermanisë, Francës dhe shtatë vendeve të tjera, Komisioni ka ofruar një model tjetër. Koncernet mund t'i mbajnë rrjetet e tyre, por ato duhet të përdoren prej një firme të pavarur.
Duhet të krijohet edhe një komision i ri për mbikqyrje
Komisioneri Baroso e pranoi se kjo është një procedurë shumë e komplikuar, e cila është ofruar me qëllim që të knaqen edhe Gjermania dhe Franca.
Shefi i koncernit shtetëror në Francë, GAZ de France, i ka quajtur propozimet të rrezikshme dhe të padobishme. Ndërsa komisioneri Baroso thekson se duhet menjanuar rrezikun që rrjetet evropiane për transportimin e energjisë të blehen dhe të kontrollohen prej firmave të huaja, siç është Gazpromi i Rusisë. "Për të mbrojtur tregjet tona dhe për të shfrytëzuar përparësitë që kemi, e domosdoshme është që të hartohen masat strikte për investimin e firmave jashtë BE. Të gjitha duhet t'i repsektojnë rregullat e njëjta", thekson Baroso.
Gazpromi tani mund të blejë rrjetet në Evropë, vetëm në qoftë se lejohet që firmat evropiane të bëhet pjesë e koncerneve shtetërore ruse. Deri në futjen në fuqi të reformës së tregut të energjisë do të zgjatë edhe disa vite. Tani rendin e kanë Parlamenti Evropian dhe Qeveritë e vendeve anëtare të BE. "Natyrisht që tani do të fillojnë diskutimet për propozimet konkrete. Duhet të jemi të sinqertë: do të jetë kjo një punë shumë e rëndë. Këtë e dimë të gjithë", thotë Baroso. Ndërsa komisionerja Neli Kros nuk do të merret me prongozat nëse konsumatorët në Gjermani në fund me të vërtetë do të paguajë të tretën e çmimit të tanishëm më pak. Ajo thotë se çmimet, të paktën nuk do të rriten si deri tani.