1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni i BE do të nxisë aftësinë konkurruese të industrisë evropiane të automobileve.

Bernd Riegert14 Janar 2005
https://p.dw.com/p/As9y
Fotografi: AP

Më uljen e burokracisë Komisioni i BE do të bëjë industrinë e automobileve të aftë për konkurrencën globale. Për këtë komisari i industrisë Günter Verheugen ka caktuar në Bruksel një grup pune të rangut të lartë me emrin "Cars 21".,Krahas Verheugenit në forumin 20 vetesh bëjnë pjesë dhe ministri i ekonomisë Wolfgang Klement dhe shefi i kryesisë së VW Bernd Pischetsrieder, i cili është president i shoqates evropiane të prodhimit të automobileve ACEA. Me një grup pune te rangut të lartë, të përbërë nga komisarë të BE, ministra dhe perfaqësues të industrisë së automobileve, BE do të permiresojë konkurrencen e prodhuesve evropianë të automobileve. Komisari i ri i BE për politikën industriale, Günter Verheugen beri të ditur ndryshimin e trendit. Ndersa komisioni i vjeter i BE u përkujdes pak për interesat e industrisë së automobileve dhe më shumë për mbrojtjen e konsumatorit dhe të mjedisit, nën presidentin e komisionit Barroso pikërendesat do të jenë të tjera.

"Komisioni-Barroso thotë fare qartë, se duam të ruajmë një bazë të fortë industriale në Evropë. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë tani eshte ta shohim atë si pjesë të realizimit të kesaj politike, të përpiqemi që Evropa edhe në të ardhmen të mbetet qënder industriale, e fortë dhe me aftësi konkurruese."

Së bashku me shefin e koncernit të Volkswagenit Bernd Pischetrieder, i cili perfaqeson shoqaten e prodhuesve evropiane të automobilëve, Günter Verheugen prezantoi iniciativën që mban emrin CARS 21. Të 100 direktivat e BE, që duhen respektuar nga prodhuesit e automobilëve, duhet të shqyrtohen, tha Verheugen. Leja për tipat e makinave duhet thjeshtuar. Ketu duhen perdorur standartet e OKB-së, me qëllim që një makinë me lejen e saj të mund të shitet jo vetem në Evropë, por edhe në mbarë botën. Shefi i Volkswagenit Bernd Pischetrieder:

"Një automjet që lejohet në Brazil dhe është i sigurtë në qarkullimin atje, shitet rreth 35% më lirë se sa në Evropë, për t´i plotesuar pastaj rregullat. Ky është sigurisht një shembull ekstrem, sepse behet fjalë për një makinë të vogël, por janë 35 % shpenzime shtese për të plotësuar rregullat evropiane."

Komisari i BE Günter Verheugen i konsideron të ekzagjeruara keto shifra. Nuk eshte fjala për të përshtatur pretendimet evropiane me sigurinë, konsumin dhe nxjerrjen e gazrave në kushtet braziliane.

"Shoqeria jone nuk ka qellim vetem të kete makina të lira, por ka qellim të kete edhe makina të mira dhe makina të sigurta dhe që nuk ndotin ambjentin. Por unë jam më teper i mendimit se nuk duhet të krijojmë një korse me rregulla që e mbysin të gjithë industrinë. Por nuk është keshtu dhe ne duhet të perpiqemi që as në të ardhmen të mos jete keshtu."

Aftesia e prodhuesve evropiane për konkurrence, tek të cilet janë punesuar direkt 2 milionë vete dhe indirekt 10 milionë është çelesi i suksesit ekonomik të të gjithë kontinentit, thotë komisari i BE Günter Verheugen. Ketu politika duhet të krijojë kuadrin më të mirë.

Bernd Pischerieder lavderoi kursin e ri të komisionit të BE në favor të makinave, i cili është arritur edhe nën presionin e kancelarit gjerman Schrëder. Schrëder që në kohen, kur ishte kryeminister i landit të Nidersachsenit, ka patur interes të madh për industrinë e automobileve dhe sidomos për koncerin e VW, i cili e ka qëndren në Wolfsburg. Shefi i VW nuk pret çudira nga komisioni i BE.

"Vetem kjo sigurisht që nuk do të permiresojë aftesinë konkurruese, por vetem do të pengojë që rregullat të keqesojnë pozicionin tonë. Plotesimi i detyrave të shtepisë, të qenet i afte për konkurrencë me prodhimet tona në tregun nderkombetar, mbetet sigurisht tek industria."

Nqs prodhuesit e automobileve në Evropës nuk kujdeseshin menjehere për permiresimin e aftesisë konkurruese me anë të inovacioneve dhe uljeve të shpenzimeve, pas disa dhjetevjecaresh nuk do të kishte më prodhim automobilesh në Evropë, thotë Pishetrieder. Vende në zhvillim si Kina mund të prodhonin pastaj më lirë dhe t´i eksportonin prodhimet e tyre ne BE.
Komisari i BE, Günter Verheugen, deklaroi se deri në fund të vitit do të paraqesë rregullat e reja për gazrat e makinave. Kufirin e nxjerrjes së blozës në makinat me naftë ai e vendosi deri në 5 mg për kilometer. Industria e automobileve ka qenë për 8,5, ndersa ministri gjerman i ambjentit Jürgen Trittin kerkoi para gjysem viti 2 mg. Por ai u prapësua nga kancelari.