1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komunistët në Moldavi mbeten forca më e madhe politike megjithë humbjet e pësuara

Kristine Hofman7 Mars 2005

Në një nga vendet më të varfra të Europës të dielën në Moldavi u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje vendosin nëse komunisti Vladimir Voronin do të rizgjidhet si president i vendit. Për zgjedhjen e presidentit duhet që në parlament të arrihen 61 vende nga 101 të parashikuara. Këto zgjedhje madje do të vendosin edhe për politikën e së ardhmes, sepse do të vendoset cilën rrugë do të marrin marrëdhëniet me Rusinë

https://p.dw.com/p/ArQH

Akoma nuk kishte gdhirë mirë dita e dielë kur autobuzët e parë kaluan nëpër urën e lumit Çnjestër në veri të Moldavisë për të mbërritur tek qendrat e reja të votimit për zgjedhësit nga Ribnitca të rajonit që ka vetëshpallur pavarësinë, Tansnistrija. Zgjedhësit nuk u penguan, madje në radio bëhej thirrje që të gjithë të shkonin të votonin, por jo për presidentin Vladimir Voronin, por për aleancën e partive, të quajtur "Blloku demokratik moldav". Përmes kësaj aleance Rusia përpiqet të sigurojë influencën e saj në Moldavi. Presidenti Voronin para një viti u deklarua hapur kundër Moskës. Njerëzit në Transnistrije, rusishtfolës, e shohin Voronin më shumë si një dëm sesa profit për rajonin e tyre: "Ne jemi moldavë, dhe duam të shkojmë në zgjedhje. Duam gjithashtu edhe një ndryshim- jemi ndërkohë të lodhur. Ne në në Transnistri bllokohemi nga presidenti Voronin. Madje kemi dëgjuar se vëzhgues rusë janë arrestuar."

Por në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve rusishtfolësit në anën lindore të lumit Çnjestër kanë shumë pak influencë. Zgjedhjet megjithatë treguan një tendencë të re. Komunistët humbën në zgjedhje një numër të konsiderueshëm votash, mbeten megjithatë forca më e madhe politike. Ndërsa Blloku demokratik moldav, i cili u paraqit si një forcë e re demokratike fitoi më shumë vota. Pas përllogaritjeve të para, partia komuniste moldave ka arritur të fitojë 46% të votave ka një ulje me 4% krahasuar me zgjedhjet e fundit ku kjo parti fitoi 50% të votave. Ndërsa blloku demokratik moldav arriti 29% të votave dhe 34 vende në parlament. Partia e tretë u rendit partia kristiademokratike me 9% të votave dhe 9 vende në parlament. Me këtë parti mund të krijojnë koalicion si komunistët ashtu edhe partitë opozitare.
Në ditën e zgjedhjeve u regjistruan shumë pak parregullsi në zgjedhje, kështu u shprehën përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Megjithatë para zgjedhjeve u bë fjalë për manipulime. Kështu organizatat ndërkombëtare kanë kritikuar shfrytëzimin e resurseve administrative nga partia qeverisëse. Përveç kësaj në mediat me transmentim të gjerë në të gjithë vendin është raportuar në favor të komunistëve në qeveri. Stefan Uritu president i Komitetit të Helsinkit, që së bashku me "Koalicionin 2005" një aleancë organizatash joqeveritare dërguan rreth 2200 vëzhgues në Moladvi thekson:"Pati disa shkelje, për shembull në disa qendra votimi u vu re se pashaportave i ishin vënë vula e zgjedhjeve në disa qendra të tjera jo. Dhe disa nga këto shkelje ka mundësi të ndikojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Në disa qendra votimi dëgjoheshin radio ruse, të cilët raportuan për sanksione të mundshme të dumës ruse kundër Moldavisë."
Në javët e ardhshme do të zgjidhet presidenti i ri dhe për kandidatin e tyrë as komunistët dhe as opozita nuk kanë arritur numrin e duhur të votave.