1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seehofer bën thirrje për luftë kundër fanatikëve

13 Nëntor 2020

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer foli me fjalë të zgjedhura për myslimanët në Gjermani. Ai bëri thirrje për luftë të përbashkët kundër dukurive ekstremiste.

https://p.dw.com/p/3lCRy
Deutschland l Deutsch Islam Konferenz in Berlin, Seehofer
Fotografi: Tobias Schwarz/AFP

Vrasjet mizore të islamistëve në Paris dhe Nica, Drezden dhe Vjenë kanë shkaktuar debate të shumta rreth rolit të fesë islamit. Gjysmë ore para se të fillojë konferenca për fenë islame, kancelarja Angela Merkel përshëndeti konferencën ndërfetare me një video-mesazh prej dy minuta e gjysmë, ku foli për "ekstremizmin islamik" dhe ngjarjet e tmerrshme në Drezden, Francë dhe në Vjenë. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer bëri një deklaratë të ngjashme për gazetarët pak para se të fillonte konferenca. Më vonë ai u fut në konferencë, në kohën kur Merkel po diskutonte në një konferencë tjetër për zhvilimet e fundit në Paris dhe Vjenë. Bëhet fjalë për luftën e përbashkët të intensifikuar kundër terrorizmit.

Shërbim i rëndësishëm për Gjermaninë

Seehofer iu kthye pjesëmarrësve të konferencës dhe vlerësoi rolin e myslimanëve në Gjermani. "Ju jeni duke bërë një shërbim tepër të rëndësishëm për vendin tonë", thotë ai. "Ne kujdesemi për qytetarët tanë myslimanë. Theksoj: për qytetarët tanë", shton ai. Ministri nënvizoi rëndësinë e më shumë se 4.5 milionë myslimanëve sa jetojnë në Gjermani.

Konferencat e këtilla kanë kaluar shpesh me tone kritike mes vete. Por tani gjërat janë më konkrete. U bisedua për trajnimin e hoxhallarëve myslimanë në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane.

Para dhjetë vitesh qeveria gjermane e ka mbështetur idenë për mësimin e teologjisë islame në universitetet gjermane. Sot ka departamente ose institute të themeluara në një numër universitetesh. "Trajnimi i imamëve në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane ishte dhe është shqetësimi kryesor",  thotë Seehofer. Përgatitja dhe shkollimi i imamëve duhet të zhvillohet edhe në Gjermani. Gjatë këtyre mësimeve duhet të bëhen edhe praktika konkrete në predikimin e fesë. Seehofer nënvizoi rëndësinë e "krijimit të alternativave për ikjen e influencimit nga jashtë".

Deutsche Islam-Konferenz 2018
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

'Importi" i imamëve nga Turqia

Por në praktikë gjërat janë pak më ndryshe. Politika jep koordinatat kryesore, por ato duhet të zbatohen në praktikë. "Ahmadiyya-Muslime" kanë nisur në vitin 2012 projektin e përgatitjes së imamëve në Gjermani, me krijimin e institutit për përgatitjen e tyre në Hesen. Puna ka filluar prej kohësh. Por Ahmadiyyas janë ende të pafuqishëm për shumë myslimanë. Shoqatat e mëdha të mylimanëve si Ditib, edhe më tej "importojnë" imamë nga Turqia, të cilët janë të përgatitur atje dhe nuk e dinë shpesh as gjuhën gjermane.

Seehofer falënderoi të gjithë ata që angazhohen për një islam gjerman, pra për imamë të përgatitur në këtë vend. Ndaj Ministria e Brendshme ka vendosur që për imamët që duan të vijnë në Gjermani, qysh para ardhjes, të kërkohet njohuria e gjuhës gjermane.

Të bashkuar në luftën kundër islamizmit

Për dallim nga Ditib, Seehofer foli me fjalë të përzgjedhura për "Kolegjin Islamik Gjermani", të prezantuar në fund të tetorit në Osnabrück. Pas tij janë studiuesit islamikë nga universiteti atje dhe myslimanët gjermanë me një prejardhje boshnjake. Kolegji merr fonde fillestare nga Ministria Federale e Brendshme. Nga prilli 2021 atje marrin pjesë rreth 30 myslimanë në trajnime dhe përgatitje. Do të thotë  - ekskluzivisht në gjuhën gjermane. Seehofer e quajti Kolegjin Islam si një institucion me vetëbesim dhe bashkëpunim.

Duke parë ofertat e ndryshme, ai është i bindur se në të ardhmen "kulti islamik" në Gjermani do të "korrespondojë me realitetin e jetës së myslimanëve që jetojnë në Gjermani" shumë më tepër sesa sot. Për Seehofer, shoqatat janë aleate në luftën kundër ekstremistëve islamikë: "Ata duan të forcojnë shoqërinë dhe këtë vend, në vend se të vrasin me armë dhe thika". Fjalia e tij e fundit tregon edhe shqetësimin e politikës me gjendjen.

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C