1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konflikti mes dy Koreve / Greva e përgjithshme në Portugali / Prazantimi i librit -" Drita e Botës: Papa, Kisha dhe shenjat e kohës"

26 Nëntor 2010
https://p.dw.com/p/QJZm

1. Një ndër ngjarjet që shkaktoi më së shumti bujë gjatë javës që po lëmë pas padyshim që ishte sulmi artilierik i Koresë së Veriut ndaj një ishulli koreanojugor. Që prej goditjes së ishullit Yeonpyeong dy Koretë vazhdojnë të demonstrojnë forcën. Koreja e Veriut kërcënon me hakmarrje e paralajmëron "provokime ushtarake". Korea e Jugut forcon prezencën e saj ushtarake në afërsi të kufirit. Peter Kujath më gjerësisht.

2. Një grevë e përgjithshme kundër masave të qeverisë për kursime paralizoi të mërkurën jetën publike në Portugali. Në aeroportet e vendit u anuluan të gjitha fluturimet, portet ishin të mbyllura, një numër i madh autobuzësh dhe trenash nuk lëvizën. Qeveria në Lisbonë ka vendosur një program të rreptë kursimesh, me qëllim që të ulë deficitin deri në vitin e ardhshëm në 4,6%. Reinhard Spiegelhauer me hollësitë.

3. Autori gjerman Peter Seewald në verë për një javë rresht pati mundësinë të intervistonte çdo ditë Papën Benedikti i XVI-të. Librin që rezultoi nga këto biseda, me titullin "Drita e Botës: Papa, Kisha dhe shenjat e kohës", Seewald e prezantoi të martën (23.11.) në Vatikan, me prani të madhe të shtypit. Informacioni nga Tilmann Kleinjung.