Jo, qeveria gjermane nuk lidh migrantët me vajza gjermane
25 Dhjetor 2023Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuara apo pretendime të gabuara, të njohura si "fake news" - shpesh përdoren foto që janë të vjetra ose që shkëputen nga konteksti. Edhe ky shembull tregon foto që nuk kanë lidhje me pretendimet e përdoruesit.
Pretendimi: Qeveria gjermane (dhe qeveri të tjera europiane) angazhohen në mënyrë aktive që migrantët e rritur të takohen me vajza të reja gjermane në shkolla për "t'u njohur".
Ky përdorues (i arkivuar) pretendon në platformën X (ish-twitter), se qeveria gjermane "importon" refugjatët për t'iudhënë më pas "me qëllim vajzat e veta". Këtë gjoja duhet ta vërtetojnë, pamjet që tregojnë një takim të tillë.
Postimi i këtij përdoruesi është klikuar mbi 1 milionë herë.
DW verifikon faktet: E Gabuar!
Këto foto që ky përdorues ka ndarë në X me këto pretendime as nuk janë aktuale dhe as nuk janë bërë në Gjermani. Ato janë bërë vite më parë dhe e kanë origjinën në Poloni. Kjo verifikohet përmes kërkimit prapakthyes në makikerinë e Google apo Yandex.
Ky kërkim me "screenshots" të pamjeve të veçanta nga postimi të çon në raportime të ndryshme më të vjetra apo postime të tjera në mediat sociale, që janë publikuar që para pesë vjetësh. Kështu për shembull në një tweet (i arkivuar) nga viti 2018. Përdoruesi Dariusz Matecki është kryetar i partisë populiste të djathtë, "Polonia sovrane". Ai shkruan në një artikull për "kampin multikulti indoktrinues në Poloni". I njëjti kolazh pamjesh shfaqet po ashtu në vitin 2018 në një raportim të publikuar në media në Poloni.
Pamjet nuk kanë lidhje me qeverinë gjermane
Edhe tre pamjet e tjera nga postimi në X vijnë nga një i njëjti vit. Të gjitha pamjet janë publikuar në faqe të ndryshme polake online, që datojnë nga viti 2018. Pamjet origjinale nuk gjenden më në faqet e raportimeve mediatike të dhëna. Ose profilet nuk ekzistojnë më ose fotot nuk janë në profilet përkatëse.
Raportimet dhe hashtage të japin informata se pamjet janë marrë në javën europiane 2018, "Euroweek 2018" në Poloni. Sipas faqes së internetit kjo javë është një program edukativ për nxënës të të gjitha moshave si edhe për të rinj. Në këto seminare të ndryshme synimi është shkëmbimi kulturor. Sipas akuzës të postuara nën pamjet, supozohet, se aty duhet të ketë pasur abuzim seksual me minorenet. Por sipas verifikimeve të Autoritetit Polak të Arsimit, "Kuratorium Oswiaty in Wroclaw" që e ka trajtuar këtë rast në vitin 2018, nuk janë vërtetuar akuzat kundër kujdestarëve vullnetarë të javës europiane. Organizatorët nuk reaguan ndaj një kërkese me shkrim të DW-s në lidhje me pamjet deri në publikimin e artikullit.
Se si janë bërë këto pamje nuk dihet përfundimisht. Ajo që dihet qartë është se pamjet vijnë nga Polonia, nga viti 2018 dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë gjermane. Ministria Federale Gjermane nuk donte të përgjigjej për këtë rast konkret.
Migracioni shpesh në qendër të infomacioneve të falsifikuara
Kriminelë, të dhunshëm, parazitë, kështu paraqiten shpesh migrantët në mediat sociale. Sipas një raporti të Monitoruesit Europian Digjital, European Digital Media Observatory (EDMO) këto narrativa janë më shumë të përhapura në mediat kryesore. Migracioni është një nga temat ku qarkullojnë më shumë lajme të rreme, të gabuara, foto të shkëputura nga konteksti, sipas EDMO.
Pas sulmit rus kundër Ukrainës u rrit numri i informacioneve të falsfikuara për refugjatët ukrainas, por edhe për ata që vinin nga Mesdheu. Qëllimi i këtyre informacionene është denigrimi i refugjatëve. Për të verifikuar pamje të falsifikuara apo deklarata të rreme mund të bëhet një kërkim i thjeshtë për origjinën e tyre në makineritë e kërkimit. Me këtë metodë merret të paktën një e dhënë, nëse është një pamje e falsifikuar. E kush është akoma i pasigurtë, mund të përdorë burime të tjera të besueshme.
Në bashkëpunim me Kathrin Wesolowski