1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
FutbollKosovë

Kosova fiton ndaj Izraelit në futboll

13 Nëntor 2023

Kosova mundi me rezultatin 1 me 0 Izraelin në ndeshjen e futbollit që u zhvillua në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2024.

https://p.dw.com/p/4YjQx
Mbrojtësi i Izraelit, Miguel Vitor lufton për topin me futbollistët kosovarë, Meriton Korenca dhe Milot Rashica
Mbrojtësi i Izraelit, Miguel Vitor lufton për topin me futbollistët kosovarë, Meriton Korenca dhe Milot RashicaFotografi: Armend Nimani/AFP/Getty Images

Ndeshja Kosovë-Izrael u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2024.  Dje Kosova e mundi me rezultatin 1 me 0 Izraelin në ndeshjen e futbollit që u zhvillua në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej me 15 tetor, por u shty për shkak të  zhvillimeve dhe luftimeve në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.

Rashica gjatë ndeshjes me Izraelin - ekipi i Kosovës i veshur me fanella blu
Rashica gjatë ndeshjes me IzraelinFotografi: Armend Nimani/AFP/Getty Images

Izraeli renditet i treti në grupin e parë të kualifikimeve pas Rumanisë dhe Zvicrës. Ekipi kombëtar izraelit nuk është kualifikuar asnjëherë në kampionate evropiane. Goli i vetëm i ndeshjes Kosovë-Izrael, u shënua në minutën e 41-të nga Milot Rashica. Megjithëkëtë, kjo fitore nuk jep i shpresa Kosovës që ta sigurojë kualifikimin.

Pak para fillimit të ndeshjes Kosovë-Izrael, grupe tifozësh fishkëllyen himnit kombëtar të Izraelit. Kjo ndeshje futbolli në Prishtinë u ndoq me masa të rrepta sigurie, duke ju refuzuar edhe një kërkesë një grupi që kishte kërkuar organizimin e një proteste në mbështetje të kauzës palestineze. Një grup tjetër grupi "Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, gjatë ditës së diel vendosi një flamur të madh palestinez me mbishkrimin "Free Palestine”, në ndërtesën e Hotelit Grand në qendër të Prishtinës, por flamuri me mbishkrim, u hoq shpejt nga autoritetet.

Gëzim pas golit në ndeshjen Izrael-Kosovë
Gëzim pas golit në ndeshjen Izrael-KosovëFotografi: Football Federation of Kosovo

Vetëm dy vite më parë Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike pasi Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje u sigurua gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës e Serbisë në prani të ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Kosova është vendi i parë evropian që e ka vendosur ambasadën e saj në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv. 

Ndeshja Izrael-Kosovë
Ndeshja Izrael-KosovëFotografi: Football Federation of Kosovo