Kosovë: Ndotja e ajrit një vrasës i padukshëm
1 Shkurt 202439-vjeçari rom, Faton Alija, jeton në Plemetinë, një fshat 22 kilomentra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Ai jeton atje me familjen e gjerë, që përfshin edhe babain dhe vëllain e tij që jetojnë nën një çati. Një standard i mirë lokal, por duke parë në perëndim, në drejtim të rrugës kupton, se asgjë nuk është mirë. Çdo ditë ai vetëm dy kilometra larg shtëpisë sheh oxhaqet e tymosur të termocentraleve me qymyr Kosova A dhe B, të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.
"Për ne që jetojmë në Plemetinë, ndotja e ajrit është fatkeqësi. Ne nuk mund të shkojmë askund tjetër, sepse nuk mund ta përballojmë. Tashmë jemi mësuar të jetojmë në këto kushte ajri këtu”, thotë Faton Alija.
Fatoni mban të gjithë familjen. Të ardhurat e tij si punëtor në një fabrikë qeramike mezi mjaftojnë për të jetuar. Ai nuk mund të përballojë të largohet nga zona kryesore e ndikimit të termocentraleve. Ai ka katër fëmijë. Më i vogli është tre vjeç dhe ka kollitje gjatë gjithë dimrit.
Linjiti: shkaktar grimcash
Ka shumë shkaqe për ndotjen e ajrit në Kosovë: termocentralet me qymyr, trafiku, përdorimi i qymyrit nëpër shtëpi për ngrohje dhe gatim, si dhe industria.
Ajri është në gjendjen më të keqe, sidomos në dimër, kur qytetarët përdorin më shumë qymyr për ngrohje. Për të dhënë informacion lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë është vendosur një tabelë paralajmëruese në mes të shëtitores së kryeqytetit, që tregon cilësinë e ajrit me fytyra të mëdha emoji.
Me anë të kësaj kalimtarët paralajmërohen që të mos thithin ajrin pa maskë për shkak të ndotjes së lartë. Paralajmërimet janë në të vërtetë të panevojshme, sepse cilësinë e dobët të ajrit mund ta nuhasë kushdo, sepse kundërmon erë thëngjilli. Këtë e pohon edhe Mentor Shala nga Instituti Hidrometeorologjik i Prishtinës, i cili çdo ditë raporton matjet nga Kosova në Agjencinë Evropiane për Cilësinë e Ajrit.
"Aktualisht jemi duke monitoruarndotjen e ajrit në Kosovë. Për shembull, ne aktualisht kemi ngjyrën vjollcë në sistem kudo në Kosovë dhe kjo tregon se sa e keqe është cilësia e ajrit në vend. Në stacionin Dardhishtë afër Obiliqit kemi pluhur të imët PM10 prej 70.5 gr për m2. Lejohet maksimumi 50 gramë për metër katror”, thotë Mentor Shala.
Sipas raportit vjetor për gjendjen e ajrit për vitin 2019, ka pasur tejkalime të ndotjes nga grimcat PM10 në të gjitha stacionet matëse në Kosovë për gjithsej 535 ditë.
Fatkeqësisht efektet e ajrit të ndotur nuk mund të largohen lehtë. "Ndotja e ajrit shkakton shumë kosto dhe gjithashtu merr jetë njerëzish”, thotë Frank Hames, drejtues i IQAir Quality nga Zvicra, që njihet për teknologjinë precize të matjes së ndotjes së ajrit, por edhe për pajisjet e pastrimit.
Ndotja e ajrit një vrasës i padukshëm
Pulmologu Dr. Musa Hoxha, drejtor i Departamentit të Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë e njeh problemin në Kosovë. "Janë grimcat e imta të pluhurit PM2.5, të cilat janë aq të vogla sa hyjnë në gjakun e njeriut përmes alveolave të mushkërive. Ky është veçanërisht njëproblem për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët, sepse shkakton shumë sëmundje.” thotë mjeku pulmonolog.
Për të qytetet e Obiliqit dhe të Hanit të Elezit janë vendet me ndotjen më të lartë në Kosovë. "Banorët në këto zona janë njerëzit që janë në rrezik më të madh për t'u sëmurur me sëmundje kronike si astma apo kanceri i mushkërive”.
Ekspertët thonë se 760 vetë vdesin në Kosovë çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit. E prekur është edhe familja e Fatonit: "Mamaja ime dhe dy anëtarët e tjerë të familjes sime ishin të sëmurë, sepse vazhdimisht merrnin frymë në ajrin jashtëzakonisht të keq. Nëna ishte vetëm 49 vjeç, kur vdiq nga kanceri në mushkëri”.
Antti Kaartinen, zëdhënës i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, thotë se sipas statistikave "Kosova ka shkallën e pestë më të lartë të vdekshmërisë për shkak të niveleve të larta të PM2.5 dhe ozonit”.
Filtrat e mirë kushtojnë shumë
Aktivisti mjedisor dhe ekologu Adhurim Hoxha nga Prishtina akuzon sektorin publik se nuk po bën sa duhet për të mbajtur ajrin të pastër. "Filtrat e termocentraleve me qymyr nuk janë ndërruar për një kohë të gjatë, prandaj ajri në Prishtinë, Obiliq dhe Plementinë është kaq i keq. Kostot për filtra të mirë shkojnë në miliona. Deri tani nuk ka pasur para nga buxheti publik për filtra të rinj."
Në Plemetinë Fatoni i di shkaqet e megjithatë edhe ai është i burgosur i këtij sistemi. Në shtëpinë e tij nuk ka ngrohje. Përveç dhomës së kuzhinës - dhomen e ndjenjes, ku ka sobën, të cilën ai e ngroh me qymyr. "Këtë vit qymyri ishte i cilësisë shumë të dobët," kujton ai, "ishte i lagësht".
Pasojat prekin drejtpërdrejt edhe atë dhe familjen e tij. Pasi rimbush sobën e tij në këtë ditë të ftohtë janari duke lëvizur pllakën e kapakut, ai kontrollon ajrin në dhomën e ndenjes me një matës të cilësisë së ajrit IQAIR.
Rezultati tronditës: Në 320 µg/m³, përqindja e ajrit që përmban grimca të frymëmarrjes PM2.5 është më e keqe se vlera kufi më e lartë. Ekrani, i cili tregon gjithmonë ajrin më të keq nga jeshile në të verdhë e në të kuqe, tregon nivelin më të lartë ngjyrë vjollcë. Piktogrami është i frikshëm. Ai duhet të mbajë një respirator në dhomën e tij të ndenjes. Edhe ai është pjesë e problemit, nga i cili vuan ai dhe familja e tij.
Kosova është zotuar që deri në vitin 2050 ta prodhojë energjinë e saj në një mënyrë neutrale ndaj klimës. Përveç një parku me erë dhe një termocentrali diellor, ende nuk ka asnjë masë konkrete në horizont. Do të nevojiten shumë masa. Nëse këto fillojnë në Obiliq, Fatoni do të jetë me fat dhe do të mund të jetojë më shëndetshëm në Plementinë.
Ky hulumtim u realizua me mbështetjen e Journalismfund Europe