Kriza globale financiare - realitet apo pasiguri?
19 Mars 2008Vetëm në fillim të javës banka qendrore amerikane shmangu nëpërmjet një aksioni të pashembullt me anë të garancive shkatërrimin e plotë të një prej bankave më të mëdha amerikane të investimeve, Bear Stearns, e cila u prej konkurrentit J.P.Morgan.
Të dielën ministri i financave, Henry Paulson mund të shihej ende në të gjitha emisionet e mëngjesit të televizioneve amerikane. Ministri i financave përpiqej të qetësonte, pasi masat e ndihmës të bankës qendrore, fjalimet e Paulson-it dhe të presidentit amerikan George W. Bush nuk patën ndikimin e nevojshëm. Kapitulli më i ri i krizës financiare globale ishte kolapsi dhe shitja e mëpasme nga nevoja e bankës investuese Bear Stearns.
Paulson doli në fillim të javës sërish para mikrofonave: 'Dua të theksoj se kemi një treg kapitalesh që e lakmon gjithë bota, i cili është konkurrues dhe eficient. Sepse ne reagojmë shpejt ndaj problemeve dhe se institucionet tona financiare janë të fuqishme.'
Vërtet qetësuese nuk u dukën fjalët e ministrit të financave para shtypit në Wall Street mendon analisti Richard Bove.
Problemet janë më shumë psikologjike sesa në realitet, shpjegon ai. Pikërisht kjo i shqetëson tregtarët në bursë, duke qenë se mungon besimi fati i Bear Stearns mund të prekë cilëndo bankë tjetër investimesh. Aksionet e Lehman Brothers për shembull ranë përkohësisht me 40 për qind të hënën, megjithëse nuk pati arsye konkrete për këtë.
Çfarë po ndodh aktualisht? Bankat kanë mbledhur hipoteka, i kanë bashkuar dhe i kanë shitur si letra me vlerë. Institute të tjera bankare i kanë lënë këto letra me vlerë si garanci ose i kanë bashkuara më tej duke emetuar sërish letra me vlerë. Në total me to janë fituar shumë para vitet e kaluara. Me shfaqjen e pasigurisë gjithnjë e më shumë kreditorë po kërkojnë garanci më të mëdha prej bankave, të cilat nuk janë më në gjendje t'i japin këto agaranci. Tregtarët në bursën e Wall Street-it druajnë një reaksion zinxhir.