Kroatët votojnë për zgjedhjen e një parlamenti të ri
25 Nëntor 2007Reklamë
Në Kroaci sot votohet për zgjedhjen e një parlamenti të ri. Sipas anketave të fundit pritet një garë kokë më kokë në mes të Partisë Qeveritare konservative HDZ të kryeministrit Ivo Sanader dhe socialdemokratëve në opozitë me kryekandidantin Zoran Milanoviq. Të dy kandidatët kanë premtuar se do të anëtarsojnë Kroacinë në Bashkimin Evropian para përfundimit të periudhës katërvjeçare legjislative.