Kryeministri palestinez Fajad i bën thirrje Izraelit për një proces paqësor
16 Korrik 2007Reklamë
Shefi i qeverisë së përkohshme palestineze, Salam Fajad i ka bërë thirrje Izraelit për zhvillimin e një procesi paqësor. Do të ishte gabim nëse do të përqëndroheshim vetëm në lirimin e palestinezëve të burgosur dhe në dhënien e parave, theksoi Fajad. Ndërkohë sot kryeministri izraelit, Ehud Olmert dhe presidenti, Mahmud Abaz do të zhvillojnë së bashku bisedime në Jeruzalem. Olmert në një deklaratë të tij foli se qëllimi i këtij takimi është forcimi i pozicionit të Abazit në luftën e tij për pushtet kundër Hamasit radikal islamik.