1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Leeuwarden & Valeta: Kryeqytetet e Kulturës Europiane 2018

15 Janar 2018

Leeuwarden në veri të Holandës dhe Valeta, kryeqyteti i Maltës janë Kryeqytetet e Kulturës Europiane 2018. Vështirë se mund të jenë kaq të ndryshme qytetet dhe programet kultutore që ofrohen sivjet në këtë kuadër.

https://p.dw.com/p/2qsG3
Malta Valetta Kulturhauptstadt
Panoramë e kryeqytetit të Maltës, ValetaFotografi: Leeuwarden-Fryslân/Tony Zelenhoff

Mbi bazën e artit dhe kulturës në kryeqendrën rajonale të Frizlandit - në veri të Holandës - do të synohet të trajtohet ëndrra për një shoqëri të hapur që në gjuhën rajonale frizisht thuhet "iepen mienskip". Në një sërë ekspozitasah, workshp-e dhe performimesh do të diskutohen tema si qendrueshmëria, diversiteti, pabaraziai sociale. "Ne do të guxojmë diçka, që nuk e kemi bërë kurrë më parë në këtë volum dhe në këtë nivel", thuhet në faqen e internetit  "Leeuwarden-Fryslan 2018".

Kulturhauptstadt Leeuwarden 2018
LeeuwardenFotografi: picture alliance/Robert B. Fishman

Bujqësia takon artin në Frizland

Megjithatë ambicjet e mëdha vihen në jetë me këmbë në tokë. Organizatorët reflektojnë ndaj trashëgimisë rurale të Frizlandit. Një sërë pikash të programit kanë një fokus të fuqishëm tek bujësia, degën më të rëndësishme të ekonomisë në rajon. Në kuadër të projektit "Farm of the world" në një fermë dikur të braktisur kultivohen zarzavate biologjike dhe njëkohësisht ofrohet art i qendrueshëm. Pjesa teatrale muzikore "Të humbur në serë" rrëfen për miqëinë mes punëtorëvë të fushës nga Frizlandi dhe Polonia dhe trajton krahas qendrueshmërisë edhe temën e integrimit.

Leeuwarden, Niederlande Kulturhauptstadt
Nga teatri muzikor "Të humbur në serë"Fotografi: Leeuwarden-Fryslân 2018

Në projektin bujqësor "Farm of the world" involvohen me lojëra edhe fëmijët për t'u mësuar me mënyrën e jetesës konform qednrueshmërisë në natyrë.

Përshtatur me moton e kryeqytetit kulturor Leeuëarden qendra e vizitorëve është vendsour në "De Blokhuispoort", një ish-burg. Në veprimtaritë e përjavshme me diskutime banorët, vizitorët dhe artistët mund të bashkëpunojnë për transformimin e shoqërisë. Kushr dëshiron diçka më klasike mund ta gjejë atë jashtë Leeuwardens. Në kuadër të kryeqytetit kulturor në Groeningen nën titullin "Romantikë në Veri - nga Friedrich deri tek Turner" është hapur një ekspozitë e pikturës së pejzazheve romantike.

Trashëgimia barok e Maltës

Bildergalerie Malta Valetta Couvre Porte
Panoramë nga ValetaFotografi: viewingmalta.com/Mario Galea

Ndërsa kryeqyteti i KUlturës Europiane 2018 në Frizland në veri zhvillohet me nota disi të qeta me një kor kisghe dhe me vizitat falas nëpër muzeume, në Maltë është në program ceremonia e madhe e hapjes. Organizatorët premtojnë një festë tradicionale të ishullit "Festa", me muzikë, vallëzim dhe artistë të rrugës. Në ishullin kryesor Maltë festohet e po ashtu në këtë festim involvohet edhe ishulli fqinj Gozo.

Pavarësisht buxhetit modest kalendari kulturor i Maltës është i mbushur plot me aktivitete. 140 projekte dhe 400 evente janë planifikuar përgjatë gjithë vitit në kryeqytetin Valeta. Sa u përket temave Malta njdek traditën e "trashëgimisë kutlruroe europiane", që zhvillohet po ashtu më 2018. Veleta do të shpalosë "trashëgiminë unikale të ishullit maltez".

Bildergalerie Malta Valetta Holzbalkone
Fasadat karakteristike në Valeta pjesë e trashëgimisë së kulturës botërore Fotografi: viewingmalta.com/Peter Vanicsek

Nga njëra anë është arkitektura barok e ishullit, që paraqitet me një shkëlqim të ri, nga ana thetër edhe lidhja me ujin, ku do të ketë gara spketakolare. Po ashtu në programin "Valeta 2018" përfshihen edhe një festival filmi dhe letërsie si dhe një sfilatë mode.

Njohje e kulturës dhe nxitje e zhvillimit të qyteteve dhe turizmit

Athina, kryeqyteti i Greqisë, ka qenë kryeqyteti i parë i Kulturës Europiane më 1985. Kjo nismë është themeluar me nismën e ish-ministres greke të Kulturës asokohe Melina Mercouri. Qëllimi është që të bëhen të njohura veçoritë kulturore të qyteteve të ndryshme europiane. Që nga ajo kohë BE-ja vendos në dispozicion fonde financiare në mbështetje të këtij projekti, që shërben si një katalizator për zhvillimin e qyteteve dhe turizmit.