1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vëllazëria Myslimane dhe xhihadistët në Egjipt

Kersten Knipp4 Korrik 2015

Pas përkeqësimit të situatës së sigurisë qeveria egjiptiane po ashpërson ligjin. Ligji parashikon masa dhe dënime drastike dhe i jep presidentit kompetenca të gjera.

https://p.dw.com/p/1FsTJ
Fotografi: Getty Images/AFP/Khaled Desouki

Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi u shpreh i vendosur me rastin e ligjit të ri të sigurisë. "Nëse shqiptohet një dënim me vdekje, ai duhet ekzekutuar. Nëse jepet dënim me burgim të përjetshëm, ai do të zbatohet." Kjo është "hakmarrje për martirët tanë", u tha në një deklaratë të qeverisë.

Ligji i jep presidentit kompetenca të gjera në luftën kundër përkeqësimit të situatës së sigurisë. Ligji parashikon masa dhe dënime drastike: personat që duan të përmbysin regjimin ose të ndryshojë kushtetutën, mund të dënohen me burgim mes 10 dhe 25 vjet. Edhe për mbështetësit apo udhëheqësit e organizatave terroriste, ligji përcakton deri në 25 vjet burgim ose dënimin me vdekje. Me deri në pesë vjet burg mund të dënohet ata që mendohet se përhapin në media sociale, ide dhe njoftime që nxisin terrorizmin. Pyetja është se çfarë kupton saktësisht udhëheqja egjiptiane me "terrorizëm".

Edhe ata që vënë në rrezik sigurinë kombëtare, do të dënohen me dënime të gjata me burg. Sipas qeverisë, kjo përfshin edhe rastet kur dikush pengon transportin publik. Në faqen e internetit të kanalit arab Al-Jazeera thuhet se me këtë mendohen me sa duket ata që marrin pjesë në protesta. Me fjalë të tjera, qeveria ndoshta do ta përdorë ligjin, edhe për të ndërmarrë veprime kundër demonstruesve.

Ish-presidenti Mursi
Ish-presidenti MursiFotografi: Reuters/A. Waguih

Nisma legjislative vjen pas një javë veçanërisht të përgjakshme. Të hënën, u vra një atentat prej një bombe në makinë Prokurori i Përgjithshëm egjiptian Hisham Barakat . Përgjegjësinë për vrasjen e mori një grup i njohur me emrin "Rezistenca popullore". Qeveria egjiptiane beson se grupi ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane, nga radhët e së cilës vjen edhe edhe ish-presidenti Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria dy vjet më parë. Prokurori i Përgjithshëm Barakat kishte çuar pas kësaj mijëra pasues të Vëllazërisë Myslimane në gjykatë. Qindra prej tyre, përfshirë edhe ish-presidentin Mursi u dënuan me vdekje.

Po ashtu këtë javë terroristët islamikë vranë rreth 100 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave të policisë në Sinai. Ky gadishull është një strehë e xhihadistëve që janë aleatë të IS-it. Por lufta e organeve egjiptiane të sigurisë nuk drejtohet vetëm kundër xhihadistëve në Sinai, por edhe kundër Vëllazërisë Myslimane.

Kufij të rrjedhshëm mes Vëllazërisë Myslimane dhe xhihadistëve

Sipas revistës on-line Al-Monitor, e cila merret me politikën e Lindjes së Mesme, raporti mes Vëllazërisë Myslimane dhe grupeve xhihadiste terroriste, në fakt, është e paqartë. "Vëllazëria nuk mund të ndahet nga IS-i", tha një sheh nga Gadishulli Sinai për revistën, i cili kërkoi të mos identifikohet. "Sa më e fortë bëhet dhuna dhe lufta, aq më ekstremistë bëhen të rinjtë e Vëllazërisë Myslimane. Në fund IS-i përdor ata për betejat e tij në Sinai." Por situata atje mund të përhapet në të gjithë territorin egjiptian, "sidomos në qoftë se IS rekruton të rinj prej qelizave besnike të Vëllazërisë Myslimane," - mendon shehu.

Ägypten al-Arish, Sinai Bombenanschlag
Fotografi: picture-alliance/epa/STR

"Shpërdorimi i pushtetit ndaj shoqërisë civile"

Që prej grushtit ushtarak në korrik 2013, qeveria egjiptiane nuk po i përcakton qartë kufijtë e veprimeve dhe veprimtarive politike që lejohen. Aty po vihet re "një ngushtim gradual i hapësirës publike prej dekreteve të reja presidenciale, gjë që tregon se vijat e kuqe mund të lëvizen në çdo kohë." Kësaj i po shtohet gjithnjë e më shumë edhe "një abuzim i dhunës së shtetit kundër përfaqësuesve të shoqërisë civile egjiptiane, në formën e torturës dhe zhdukjeve."- thuhet në një studim të think tankut "Stiftung Wissenschaft und Politik".

Qeveria egjiptiane po i hyn në këtë mënyrë një basti të rrezikshëm politik. Ajo është e bindur me sa duket se mund t'i mposhtë kundërshtarët me forcë. Por nuk përjashtohet se me veprimet e saj po bën pikërisht të kundërtën.