1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lajcak i dërguari i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë

2 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BAyo

Sarajevë: Diplomati sllovak Miroslav Lajcak është përfaqësuesi i ri i lartë i Bosnjë-Hercegovinës dhe perfaqësuesi më i lartë i bashkësisë nderkombetare në vend. Lajcakut iu dorezua kjo detyre nga gjermani Christian Schwarz-Schilling, i cili duhej të ishte diplomati i fundit në këtë post. Mosrënia dakord në presidiumin shtetëror të drejtuar nga politikanë të tri nacionaliteteve ka penguar reformat e domosdoshme. Schwarz Schilling i kishte vënë vetes fillimisht detyre të realizonte marrëveshjen e asociimit me BE-në. Por bashkëpunimi i forcave policore të muslimaneve, kroateve dhe serbëve si dhe i institucioneve të tjera te federates patën deshtuar.