Lehtësim në Gjeorgji
4 Janar 2004Reklamë
Akoma nuk janë numëruar votat, por kandidati favorit në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji, Michail Sakashvili, e ka shpallur veten të shtunën në mbrëmje fitues. Sipas një parashikimi të televizionit gjeorgjian pak pas mbylljes së qëndrave të votimit ish ministri i drejtesisë fitoi 85,8% të votave. Të gjithë kandidatët e tjere ndodheshin nën një përqind.
Pak para mbylljes së qëndrave të votimit komisioni qëndror zgjedhor në Tbilis mori frymë i lehtesuar. Më shumë se gjysma e gjeorgjianëve kanë votuar. Keshtu votimi është i vlefshem. Tani bëhet numërimi. Për fitoren e kandidatit opozitar, Michail Sakashvili, nuk dyshon askush me të vertetë. Vete kundershtari i tij, ish presidenti Eduard Shevarnace, i dha 36 vjecarit voten dhe një keshillë prej babai. Shakashvilli të rrish i ri dhe energjik. Por si president ai duhet më shumë të punojë e më pak të flasë. Atëhere gjithçka do të jete ndryshe, ndoshta më mirë. Sakashvili ka drejtuar protestat masive që zgjatën disa javë, të cilat e detyruan Shevarnacen të japë dorëheqjen. Para gazetareve të huaj Shevarance që dukej i lodhur dhe i drobitur deklaroi se ai mban përgjegjesinë e plotë për zhvillimin e Gjeorgjisë në me shumë se dhjete vitet e fundit. Por megjithë kritikën nuk duhen harruar përparimet. Gjeorgjia është një vend demokratik. Ish presidenti akuzohet se në zgjedhjet e fundit parlamentare në nëntor ka bërë manipulime të mëdha në favorin e tij. Në zgjedhjet presidenciale zgjedhjet i kanë shoqëruar disa qindra vëzhgues nderkombetarë. Drejtuesi i vëzhguesve të OSBE-së në zgjdhjet në Gjeorgji austriaku, Christian Strohal, shprehet i kenaqur:
"Nuk besoj, se mund të themi, se të gjitha problemet janë mënjanuar. Ka një rradhë pyetjesh, që i shtrojnë edhe keto zgjedhje. Dhe sigurisht që vjen pastaj etapa e dyte, e zgjedhjeve parlamentare dhe kjo është një provë me e madhe se sa zgjedhjet e sotme parlamentare. Akoma nuk dihet, se kur do të zgjidhet parlamenti i Gjeorgjisë. Por BE dhe SHBA kanë shprehur se do t´i mbeshtesin përgatitjet e tyre. Shumë gjera mund të përdoren sërish, si kutite transparante të votimit dhe vula për të shënuar zgjedhesit, me qëllim që të përjashtohet votimi i dyfishte. Presidenti i ri duhet të betohet me 25 janar, në ditëlindjen e ish presidentit Eduad Shevarnaze.
Reklamë