USA Nahost Obama
5 Shtator 2010Ishin tema të tjera ato që dominuan emisionet e lajmeve në SHBA. Ndërkohë që presidenti amerikan u takua të mërkurën (1 shtator) në Shtëpinë e Bardhë me aktorët kryesorë të bisedimeve të paqes për Lindjen e Mesme, tre televizionet më të mëdha u lidhën direkt me Silver Spring, një rrethinë e Uashingtonit. Një 43 vjeçar kishte marrë atje pengje në selinë qëndrore të televizionit Discovery Channel.
Pra në vend të imazheve me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Lindjes së Mesme, u transmetuan imazhe të ndërtesës së evakuuar. Ekspertët nuk diskutuan për kompromiset e mundshme midis izraelitëve dhe palestinezëve, por për taktikën që duhet të ndiqte policia për lirimin e pengjeve.
Sidoqoftë, televizionet nuk kishin nevojë të shtronin pyetjen nëse duhet ta ndërprisnin transmetimin nga Silver Spring, për të dhënë deklaratën publike të presidentit pas bisedimeve me përfaqësuesit e Lindjes së Mesme, sepse pengmarrësi u qëllua nga policia. Për gazetarët e Uashington Post-it, marrja e pengjeve ishte një ngjarje e rëndësishme sa duhet për të qenë një nga titujt kryesor në numrin e të enjtes (2 shtator). Kurse përgatitjet për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme ishin me njoftimin në fund të paqes së parë, shihni në faqen dhjetë.
"It's the economy, stupid!"
A interesohen amerikanët për Lindjen e Mesme? Asnjë nuk është kundër paqes, thotë David Schenker nga Instituti i Uashingtonit për politikën në Lindjen e Mesme. "Por atyre u intereson kjo temë më pak se niveli i papunësisë dhe rritja e borxheve shtetërore." Ish këshilltari i ministrit të mbrojtjes Rumsfeld, ministër në kohën e George W. Bushit mendon se me siguri presidenti Omaba nuk mendon për zgjedhjet e kongresit të cilat pritet të mbahen, kur ndërmjetëson në Lindjen e Mesme. Kjo temë nuk luan rol tek amerikanët kur shkojnë të hedhin votën: "Unë nuk besoj se amerikanëve u bën shumë përshtypje që presidenti arriti të ofrojë për bisedime izraelitët dhe palestinezët."
Edhe një problem tjetër: Ndërmjetësuesi i Obamës për Lindjen e Mesme, George Mitchell ka thënë se palët në konflikt kanë rënë dakord në heshtje. Ndaj nuk pritet që vitin e ardhshëm të ketë vazhdimisht lajme të mira, me të cilët presidenti amerikan të mund të krenohej. Dhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, atëherë amerikanët shohin më shumë në drejtim të Irakut dhe Afganistanit, ku janë stacionuar trupa që ndodhen në rrezik, se sa në Lindjen e Mesme. David Schenker thotë: "Nëse bën një listë, atëherë amerikanët janë në politikën e jashtme më shumë të shqetësuar për rrezikun që ekziston nëse Irani ndërton armën atomike dhe mund të sulmojë ushtarakisht SHBA-në."
Autor: Christina Bergmann/ Aida Cama
Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi