1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lindja e mesme në prag të shkallëzimeve të reja

Marx, Bettina3 Mars 2008

Beteja përfundoi por jo edhe lufta. Ishte kjo fundjava më e përgjakshme prrej shtatë vitesh, pra që prej fillimit të intifadës së dytë.

https://p.dw.com/p/DH8w
Pasojat në Gazë...Fotografi: AP

Sipas të dhënave palestineze janë vrarë të paktën 116 palestinezë, ndërsa janë plagosur mbi 350. Ndër viktimat ka shumë civilë, fëmijë dhe të rinjë. Gjatë luftimeve të rrepta janë vrarë edhe dy ushtarë izraelitë. Ushtria izraelite ndërkohë ka tërhequr trupat tokësore, por ato janë ndalur në brezin kufitar, ku po poresin urdhërat e mëtejme. Urdhërat do të vijnë së shpejti, pohon ministri për siguri të brendëshme, Meir Shitrit.

"Jam i lumtur që më në fund mund të veprojmë dhe mendoj se tani operacioni nuk duhet ndalur, por duhet goditur edhe më fuqishëm. Në qoftë se as kjo nuk ndihmon, duhet ndërmarrë një ofensivë edhe më të gjërë ushtarake. Nuk duhet të hezitojmë të futemi as në rajonet e banuara. E di sa çfarë do të thoshte kjo, sepse edhe vet kam qenë ushtar, por nëse nuk shkon ndryshe, duhet të futemi edhe në lagjet e banuara dhe të luftojmë atje", thotë ministri.

Shitrit pohon se viktimat civile janë të justifikueshme, sepse Izraeli duhet t'i mbrojë qytetarët e vet. Lideri opozitar Benjamin Natanjaju, në radio, bëri thirrje për mposhtjen e Hamasit.

"Dje isha në Ashkelon ku populli kërkon siguri dhe zgjidhje. Goditjet palestineze me raketa duhet të përfundojnë. Duhet ta ndryshojmë politikën e balancimeve dhe të kalojmë në politikën e marrjes së vendimeve. Terroristët e Hamasit duhet ta paguajnë nëj çmim shumë të lartë, duhet ta dridhim qeverinë e tyre e ndoshta edhe ta rrëzojmë", pohon Netanjahu.

Opozita dhe qeveria deri tani nuk kanë kërkuar armëpushim me Hamasin, që për specialistin e lëvizjeve islamike, Immanuel Sivan është e pakuptueshme. Ai kërkon bisedime me Hamasin.

"Marrëveshje armëpushimi. Besoj se të dyja palët janë shumë afër, sepse Izraeli është shumë afër tejkalimit të të gjitha linjave të kuqe. Ndërkohë që palestinezët e kanë kuptuar se me sulmet në Ashkelon janë futur në rrethin e djallit dhe po e humbin edhe mbështetjen e botës arabe. Hamasi nuk është i fuqishëm aq sa duket. Ata do të jenë të dobësuar edhe në tryezën e bisedimeve", mendon eksperti nga Jerusalemi.

Ministri i mbrojtjes Ehud Barak ka krerët e ushtrisë dhe minsitrisë së drejtësisë në një takim, ku do të bisedohet se deri ku mund të shkojë Izraeli, me qëllim mbrojtjen prej goditjeve me raketa.