Londër: Protestë me flamurin ukrainas përpara Ambasadës ruse
24 Shkurt 2023Reklamë
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.
"Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.
"Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t'ia kujtuar atij këtë."
Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën.
Konflikti njëvjeçar ka shkatërruar zona të shumta të Ukrainës dhe sipas burimeve perëndimore ka shkaktuar 150,000 viktima nga secila palë.