1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Georgien Russland

Stephan Laack9 Gusht 2008

Lufta e ndezur mes Rusisë dhe Gjeorgjisë ka patur si pasojë shkatërrime të rënda. Sipas të dhënave ruse deri më tani kanë humbur jetën reth 2000 vetë, ndërkohë dhjetëra mijë vetë kanë marrë arratinë.

https://p.dw.com/p/EtbK
Ushtarë gjeorgjianëFotografi: picture-alliance/ dpa

Sikur të mos ekzistonte provinca e Osetisë jugore, presidenti gjeorgjian Sakashvili ngriti të shtunën akuza të rënda kundër Rusisë. Në një konferencë shtypi para gazetarëve të huaj, ai e paraqiti vendin e tij si viktimë të invazionit rus: "Sot Rusia ka ndërmarrë një sulm total kundër Gjeorgjisë. Forcat ruse kanë sulmuar një shtet sovran nga uji, toka dhe ajri. Në këtë luftë nuk bëhet fjalë për Osetinë jugore-kjo nuk ka qenë asnjëherë arsyeja kryesore. Bëhet fjalë për të sulmuar një vend demokratik, që do të jetojë në paqe dhe liri."

Georgien Präsident Mikhail Saakaschwili bei TV Ansprache zu Wahlen
Presidenti gjeorgjian, SakashviliFotografi: AP

Zyrtarisht gjendje lufte
Të shtunën Sakashvili vendosi gjendjen e luftës, që u miratua më pas edhe nga parlamenti. Sipas versionit gjeorgjian aviacioni luftarak rus kishte bombarduar objektiva në Gjeorgji, qytetin Gori, Poti, një stacion shkarkimi nafte dhe sipas njoftimeve gjeorgjiane edhe naftësjellësin Baku-Tiflis- Çejan. Sakashvili akuzoi rusët se po sulmojnë qëllimisht objektiva civile dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare. "Ne apelojmë ndaj miqve dhe aleatëve tanë, për të ndikuar që Rusia të lerë veprimet e saj armiqësore. Gjeorgjia është një vend paqedashës, por sot është sulmuar nga veriu në jug, nga lindja në perëndim."

Russland EU Gipfel Dmitri Medwedew
Presidenti rus, MedvedjevFotografi: picture alliance/dpa

Me luftë Rusia detyron Gjeorgjinë për paqen

Presidenti rus Medvedjev ndërkohë ka bërë fjalë për mijëra të vdekur, të shkaktuar nga sulmet gjeorgjiane: "Paqeruajtësit tanë dhe trupat që ju kanë shkuar në ndihmë po zhvillojnë aktualisht një operacion, që ka si synim të detyrojë palën gjeorgjiane për paqe."

Në bisedimet mes presidentin Bush dhe kancelaren Merkel, Medvedjev ka pëmrendur edhe kushtet për fundin e luftimeve. Gjeorgjia duhet të tërhiqet tërësisht nga provinca osetianojugore. Përveç kësaj Tiflisi duhet të sigurojë me marrëveshje heqjen dorë nga dhuna kundër Osetisë jugore dhe të mos pretendojë më për rajonin e dytë që synon pavarësimin, Abkazinë. Të shtunën në këtë rajon janë sulmuar trupat gjeorgjiane. Ndërkohë Sakashvili ka propozuar arritjen e një armëpushimi dhe çarmatosjen e trupave dhe demilitarizmin e zonës. Vëzhguesit pretendojnë se ai synon vetëm të fitojë kohë deri sa të kenë mbërritur trupat nga Iraku, të cilat ai synon t'i kthejë në vend.