1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Grevë e të punësuarve në arsim, shkencë e kulturë

Fatos Musliu / Shkup25 Nëntor 2008

Sindikata e arsimit kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe sigurimin e financave për transport dhe ushqim. Ministria e arsimit thotë se do të dënohen shkollat që përkrahin grevën

https://p.dw.com/p/G1md
Shkollë fillore në Shkup
Shkollë fillore në ShkupFotografi: Petar Stojanovski

Që prej dy ditësh në Maqedoni kanë hyrë në greqë të përgjithshme të punësuarit në sektorin e arsimit, shkencës dhe kulturës. Sipas drejtuesve të Sindikatës për arsim, në ditën e parë të grevës kanë marrë pjesë mbi 95 për qind e institucioneve arsimore. Greva vazhdon sepse nuk janë pranuar kërkesat për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, si dhe " rritjen e pagesës së ushqimit për 20 për qind nga rroga mesatare si dhe rritjen e pagës së rrugës sipas harxhimeve reale, rregullimin e statusit të personave që punojnë vite të tëra me kontrata pune me afat të caktuar. Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, " thotë nënkryetarja e sindikatës për arsim, Myzafere Sinani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar sidikaten që të shqyrtojë vendimin për grevë, ndërsa për shkollat që do të përfshihen në grevë do të pasojnë masa sanksionuese. Ministria e Arsimit pohon se greva dështoi në 32 përqind të shkollave dhe në Universitete, ndërsa Sindikata thotë se atë e kanë mbështetur 95 përqind e shkollave. Sindikata vlerëson se në pjesën më të madhe të shkollave ka pasur presion nga drejtorët dhe kryetarët e komunave ndaj profesorëve dhe asrimtarëve për të vazhduar punën.

" Deri tani nuk ka ndodhur që drejtorët të jenë kështu të organizuar dhe të bëjnë thirrje për të vazhduar punën. Mendoj se kjo është precendencë. Është shenjë shumë e keqe, si zbatojnë drejtorët kompetencat dhe kjo është përzierje e drejtpërdrejtë në diçka që nuk kanë të drejtë të përzihen dhe për këtë shkak ata do të ballafaqohen me pasojat", deklaroi kryeatri i Sindikatës për arim, shkencë dhe kulturë, Dojçin Cvetanovski.

Ministri i arsimit Pero Stojanovski i ka përgënjeshtruar pohimet për ushtrim presioni ndaj drejtorëve të shkollave për të mos e përkrahur grevën. "Ne nuk ushtrojmë presion ne po zbatojmë ligjin", arsyeton ministri i Arsimit, Pero Stojanovski.

Nga Ministria përsëritën se do të ketë dënime për të gjitha shkollat që nuk zhvilluan proces mësimor.