1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maroku do të legalizojë kultivimin e kanabisit

4 Mars 2021

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe Maroku pritet të legalizojë kultivimin, shitjen dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

https://p.dw.com/p/3qB6O
Agrarkultur I Anbau von Cannabis in Marokko
Fotografi: Fadel Senna/AFP/Getty Images

Maroku do të lejojë së shpejti kultivimin, eksportimin si dhe shitjen brenda vendit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Qeveria dëshiron të ndihmojë me këtë veprim fshatarët e varfër në zonat malore.

Agrarkultur I Anbau von Cannabis in Marokko
Fshati Ketama, MarokFotografi: Fadel Senna/AFP/Getty Images

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe në malet veriore të Rifit në Marok fshatarët e kultivojnë atë prej shumë vitesh. Kjo është e paligjshme por megjithatë tolerohet.

Projektligji synon të kontrollojë tregtinë, të përmirësojë të ardhurat e fshatarëve dhe t'i mbrojë ata nga trafikantët e drogave.