1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje: Australia do të furnizojë Rusinë me uranium

7 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BdW1

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri australian John Howard, nënshkruan sot në Sidnej marrëveshjen e parë të furnizimit të Rusisë me uranium nga Australia. Kryeministri australian siguroi se uraniumi do të destinohet vetëm për prodhimin e një reaktori civil rus dhe nuk do të përdoret për qëllime të tjera. Australia, e cila ka 40 përqind të rezervave të mineralit dhe eskporton në 36 vende të botës, ka marrë nga Moska garancinë se uraniumi nuk do t`i shitet Iranit dhe Sirisë dhe se nuk do të përdoret për teknikë ushtarake për trasmisionet e nëndetseve atomike.