Se sa e ashpër mund të jetë kritika e një shitëseje në tregun e perimeve, Martin Muno e mësoi këtë shumë herët, që kur punonte si reporter terreni në një gazetë lokale në Mainz, ku edhe studionte politologji. Atij ende intereson efekti që kanë fjalët dhe idetë në politikë dhe shoqëri, kryesisht sepse interneti i ka ndryshuar rrënjësisht ato. Karriera e Martin Muno-s kalon nga gazeta e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung në kanalin e dytë teleziv gjerman, ZDF, e më pas në Redaksinë e Lajmeve të DW, të cilën e drejtoi për disa vite.
Sot ai punon në ekipin e Audience Development, pikërisht aty ku takohet bota digjitale e audiencës me punën gazetareske të një kompanie mediatike globale. Edhe sot ndodh të mahnitet, por tani reagimet i vijnë më përpara nga Manila sesa nga shitësja e tregut lokal.