1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masakra në amok; Parlamenti i Evropës diskuton për Turqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë

13 Mars 2009

Si mund të pengohej kjo masakër që u kushtoi jetën 16 vetëve? Problemet bilaterale të mos bëhen pengesë për bisedimet për anëtarësim për Kroacinë dhe Maqedoninë

https://p.dw.com/p/HBbm

Masakra e kryer ne amok ndaj nxënësve, mësuesve dhe kalimtarëve në shkollën e Vinendenit, në afërsi të Stutgartit, ditën e mërkurë rishtron pyetjen: Çfarë po bën shteti për parandalimin e ngjarjeve të tilla të tmerrshme? Është kjo hera e dytë brenda shtatë vjeteve që një i ri në gjendje amoku hyn në shkollë dhe vret pa asnje arsye nxënës e mësues. Psikologët thonë se këto akte të tmerrshme do të mund të evitoheshin me nje kontroll më të forte të armëve, trajtimin psikologjik të fëmijëve dhe kufizimin e lojrave video me skena te dhunshme. Edhe Klaus Dahmann shtron në komentin e tij pyetjen: si mund të pengohej kjo masakër që u kushtoi jetën 16 vetëve. Klaus Dahmann

Në Parlamentin Evropian u prezantuan të mërkurën raportet aktuale në lidhje me progresin e Turqisë, të Kroacisë dhe të Maqedonisë për vitin 2008. Shumë eurodeputetë qe morën fjalën në lidhje me Kroacinë dhe Maqedoninë kërkuan që problemet bilaterale, që kanë këto vende me shtete të tjera anëtare të BE-së, Kroacia me Sllovenine për çështjen e kufirit dhe Maqedonia me Greqine per çështjen e emrit, të mos bëhen pengesë për bisedimet për anëtarësim. Pandeli Pani