1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mattis: "Jo armë kundër migrantëve"

22 Nëntor 2018

Ministri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u shpreh, se nuk do të përdoren armë në raste incidentesh me migrantët në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së. Ushtarët do të përdorin shkopinjtë e gomës.

https://p.dw.com/p/38hok
Flüchtlingskarawane Grenze Mexiko-USA
Fotografi: Getty Images/AFP/G. Arias

Në rast se refugjatët do të përpiqen me dhunë të kalojnë kufirin nga Meksika në SHBA, atëherë doganat dhe mbrojtja kufitare mund të kërkojnë më shumë ushtarë për përforcim, por ushtarët nuk janë të armatosur, tha ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis. Ata janë të pajisur me "mburoja dhe shkopinj gome", tha ai. "Jo me armë". Sipas Mattis në kufirin me SHBA janë vendosur aktualisht 5764 ushtarë.

Jim Mattis in Singapur
Jim Mattis, ministri i MbrojtjesFotografi: picture-alliance/AP Photo

Presidenti Donald Trump dërgoi ushtrinë për shkak të valës së migrantëve në kufi. Para zgjedhjeve për kongresin ai bëri fjalë për "invazion" dhe nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve kundër refugjatëve.

Atmosfera në Meksikë ka ndryshuar

Ndërkohë mijëra migrantë që kanë vazhduar udhëtimin e tyre nga vendet amerikanoqendrore në drejtim të SHBA-së kanë mbërritur në qytetin meksikan, Tijuana. Në strehimoren më të madhe të migrantëve në një qendër sportive, "Benito Juarez" vetëm gjatë ditës së mërkurë mbërritën 1.300 migrantë. Ndërkohë në Tijuana kanë qëndruar rreth 4500 migrantë nga Amerika Qendrore. Autoritetet presin një rritje të numrit të refugjatëve deri në 10.000 vetë.

Flüchtlingskarawane Grenze Mexiko-USA
Fotografi: Getty Images/AFP/G. Arias

Por ndërkohë ka ndryshuar edhe atmosfera kundër migrantëve. Për shkak se procedura e azilit në SHBA zgjat me muaj, shumë migrantë që qëndrojnë në veriun e Meksikës nuk kanë punë dhe as strehë dhe janë të varur nga ndihmat humanitare. Qindra qytetarë të Tijuanas i kanë kërkuar kreut të bashkisë të kthejë njerëzit në vendet e tyre, Honduras, El-Salvador dhe Guatemala. Para një muaji nga këto vende mijëra vetë morën rrugën në drejtim të SHBA-së me shpresën e ikjes nga varfëria dhe dhuna.

 

 

la/jv/kle(afp, dpa, epd)