1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meloni: Italia nuk do të dërgojë avionë luftarakë për Kievin

22 Shkurt 2023

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, qëndroi në Ukrainë ku u takua me Presidentin Zelenski.

https://p.dw.com/p/4NoMH
Ukrainë: Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, takohet me Presidentin Zelenski
Ukrainë: Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, takohet me Presidentin ZelenskiFotografi: GLEB GARANICH/REUTERS

Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e fundit perëndimore që u takua me Zelenskin për të diskutuar për ndihmat ushtarake.

Pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Meloni tha se furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë nga Italia "nuk kishte qenë temë e bisedimeve".

Megjithatë kryeministrja italiane tha se Roma po shqyrton mundësinë për të furnizuar Kievin me sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore. Italia është duket dërguar në ndërkohë sisteme SAMP/T-MAMBA, si pjesë e një nisme të përbashkët me Francën.

"Ukraina mund të mbështetet tek Italia," tha ajo në një konferencë shtypi përpara se të udhëtonte për në Ukrainë.

Meloni: Ukraina mund të mbështetet tek Italia
Meloni: Ukraina mund të mbështetet tek ItaliaFotografi: GLEB GARANICH/REUTERS

Vizita e Melonit u shoqërua me polemika, megjithatë duket se Meloni po përpiqet të tregojë solidaritet pas deklaratave të saj ambivalente për luftën gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Zelenski: Vodkë për Berlusconin

Po ashtu Meloni ka të ngjarë që po përpiqet gjithashtu të minimizojë dëmin politik për Italinë, pas deklaratave të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Javën e kaluar Berlusconi, aleat kyç në koalicionin qeverisës të Melonit, u mburr edhe një herë për miqësinë e tij të gjatë me presidentin rus Putin, duke u thënë se ai i kishte dërguar si dhuratë disa kuti me vodka.

Zelenski u përgjigj me shaka rreth deklaratës së Berlusconit, duket thënë se do t'i dërgonte ai vodka nëse kjo ishte gjithçka që duhet për të siguruar miqësinë e tij.