Merkel do të përmirësojë ombrellën për shpëtimin e euros
24 Mars 2011"Ky është një hap, për të mos përsëritur gabimet si në krizën ekonomike dhe financiare," tha Merkel në një deklaratë qeveritare. Elemtentët kyçe të paketës shërbejnë për të sjellë më shumë stabilitet, forcimin e aftësisë konkurruese dhe ekuilibër mes përgjegjësisë individuale dhe solidaritetit.
168 miliardë euro edhe 22 miliardë
Atje Merkel synon të bëjë përmirësime në ombrellën e shpëtimit për shtetet e eurozonës të zhytura në borxhe. Nën qeverisjen e saj nuk do të ketë kolekivizim të borxheve në Evropë. Këtë të enjte kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE do të diskutojnë në Bruksel për mbrojtjen e përhershme të euros.
Sipas planeve Gjermania do të paguajë përveç 168 miliardë eruo edhe 22 miliardë euro kesh për ombrellën e re të shpëtimit. Merkel do të këmbëngulë të caktojë këtu një datë të mëvonshme pagese.
Kritikë nga Luksemburgu
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn kritikoi dëshirat e gjermanëve për të bërë ndryshime. Qeveria gjermane nuk duhet të mendojë tani për zgjedhjet, tha Asselborn në gazetën "Rheinische Post", që del në Düsseldorf. Kancelarja që në negociatat në javët e fundit ka vepruar "shumë nga lart poshtë", tha ai.
Autor: DW/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama